Sekreti i rinisë së përjetshme
Ndonjëherë njeriu nuk plaket. Kjo është thënia e endokrinologut belg 51 vjeç, me famë botërore. Falë një ushqimi natyror mund të rregullohet prodhimi i hormoneve, duke ndikuar kështu në harmoninë e mendjes dhe trupit. Nga rritja në plakje, nga tretja te lëkura, nga rënia e flokëve te tonifikimi, te dhjamosja apo celuliti, nga humori apo ankthet te mbrojtjet natyrore kundër viruseve dhe baktereve. Disa "urdhra" i japin hormonet, ndërsa "kundërurdhrat" disa hormone të tjera. Gjithashtu, hormonet janë edhe neurotransmetuesit që formojnë inteligjencën dhe personalitetin. Pra, mbajtja e tyre në ekuilibër është çelësi për të qenë gjithmonë të rinj me një metabolizëm të mirë dhe për të pasur një formë fizike të shkëlqyer. Në këtë mënyrë rritet edhe dëshira seksuale.
Si ta kuptojmë që hormonet janë çorientuar? Ato që mund të na vijnë në ndihmë janë analizat mjekësore specifike, por edhe analizimi i detajuar i fytyrës dhe trupit. Pas një ekzaminimi më të hollësishëm mund të ndërhyjmë duke korrigjuar pamjen pa ndihmën e ilaçeve, mjafton vetëm ushqim i shëndetshëm. Kjo është receta e endokrinologut belg, bazuar në librin: "Dieta hormonale". Duke e lexuar këtë libër, të vjen në mënyrë spontane të dalësh para pasqyrës dhe të zbulosh nëse testosteroni është me shumicë ose pakicë, apo nëse melatonina është shkaktarja kryesore për një fytyrë të plakur para kohe. Ose rrudhat e gjera e të thella, faqet e buta dhe sytë e rënë tregojnë një defekt të hormonit të rritjes (GH). "Një ekuilibër i rregullt hormonal zvogëlon plakjen, ndërsa një çekuilibër e përshpejton plakjen. Por jo vetëm kaq: duket se patologji të ndryshme si bulimia dhe anoreksia varen nga hormonet dhe kurohen me një dietë të shëndetshme", shpjegon endokrinologu.
Kjo gjë duhet praktikuar që kur një individ është ende fëmijë. "Shpërthimi hormonal i pubertetit nuk na bën vetëm të rritemi, por përcakton karakteret seksuale dhe trupore, gjithashtu formon trupin dhe personalitetin. Në trupin tonë gjithçka është e lidhur me hormonet, edhe pjesët kryesore të karakterit, si për shembull aftësia për t‘iu imponuar të tjerëve, tendenca për të dominuar mbi çdo njeri tjetër, apo temperamenti i vrazhdë. Ja pse personazhet e mëdhenj si Gandi, Çurçilli, Nënë Tereza, kanë qenë të aftë të shquhen për këto karakteristika. Që në moshë të re kanë pasur karakteristika të forta urtësie falë hormoneve", shton më tej ai.
Pra, vetëm ndonjëherë mund të zhvillohen dhunti të mëdha sigurie dhe karizmi. "Nuk ekzistojnë njerëz të shëmtuar me një përqindje hormonesh të çekuilibruar. Një përqindje e mirë dhuron një fytyrë rinore, të bukur dhe të qeshur, muskuj të tonifikuar, shpinë të drejtë, duar dhe kavilje të holla, një ngjyrë të bukur lëkure, flokë të shëndetshëm dhe një vështrim të shndritshëm. Këto janë vetëm disa nga elementët pozitivë". Ky është një lifting pa bisturi, e që qëndron gjithmonë mbi tavolinë. Ja një kuriozitet: deficitet hormonale pasqyrohen edhe në mënyrën e të ushqyerit, duke përkeqësuar shpesh mungesën. Shembuj: pak aldosteron ngjall dëshirën për ushqime të kripura (dhe shumë etje); nëse keni një deficit kortizoli, do të ndieni sulme urie të pakontrolluara. Organizmi do ju kërkojë ushqime të ëmbla ose të kripura dhe neveri kundrejt mishit (që rrit azoteminë dhe shkakton të vjella). Nëse nuk keni mjaftueshëm estrogjene, do të ndjeni një "dashuri" të madhe kundrejt karbohidrateve, siç është buka dhe makaronat. Natyrisht, në të njëjtën kohë duhet të jeni edhe vegjetarianë, duke rënduar kështu edhe më shumë mungesën e këtyre hormoneve. Nëse ju mungon melatonina, hormoni që ndihmon të bësh një gjumë të rehatshëm, në mbrëmje para se të shtriheni ndjeni nevojën për të pirë një filxhan qumësht ose të hani një çokollatë që të qetësoheni dhe të flini. Nëse keni mungesë të hormonit të rritjes, do të ndjeni neveri kundrejt mishit, ndërkohë që ky i fundit është pjata e preferuar e atij që është i pasur. Nëse ju mungon testosteroni, do të tërhiqeni nga ushqimet e lehta, si sallatat e ndryshme me shumë zarzavate dhe pak proteina mishi (në vend të mishit do të preferoni peshkun, sigurisht nëse nuk jeni vegjetarianë)...
Më pak rrudha, më shumë mirëqenie: mjafton një meny e mirë.
Hormonet para pasqyrës
Marylin Monroe
Ka pasur nivel të lartë GH-je, hormoni i rritjes, androgjene dhe mjaftueshëm estrogjene. Monroe ishte një grua brilante, e zgjuar dhe karizmatike
Ball të madh: GH me tepricë
Sy xixëllues: nivel i lartë estrogjeni
Hundë të rrumbullakët: nivel i lartë GH-je
Fytyrë me muskuj: nivel të lartë androgjeni
Mjekër të vogël: nivel i lartë GH-je
Flokë të dendur: nivel i lartë i hormoneve estrogjen, GH dhe tiroide
Pjesa e poshtme e syrit e ënjtur: mungesë e hormoneve tiroide
Rrudhat mes hundës dhe gojës: mungesë GH-je
Ledi Diana
Nivel i lartë i hormoneve tiroide dhe estrogjeneve, ndërsa niveli i hormonit GH ka qenë mjaftueshëm: Diana ishte një grua brilante dhe shumë e zgjuar, e aftë për të dhuruar dashuri
Sy xixëllues: nivel i lartë i hormoneve tiroide
Hundë të mprehtë: nivel i lartë i hormoneve tiroide
Pamje femërore: nivel i lartë i estrogjenit
Shpatulla të ngritura: niveli i GH-së mjaftueshëm
Hundë, buzë dhe mjekër të dizajnuara bukur: niveli i GH-së mjaftueshëm
Sy të shtrembër: mungesë aldosteroni
Fytyrë të butë: mungesë kortizoli dhe aldosteroni
Fytyrë dhe shpatulla me pak muskuj: mungesë testosteroni
Adolf Hitleri
Kur ishte i ri, kishte tepricë të hormonit të testosteronit, ndërkohë që në moshë madhore kishte mungesë të theksuar të tij. Hitleri ishte një lider i vendosur dhe i prerë, por nuk ishte i aftë të donte
Tullac: mungesë testosteroni dhe/ose tepricë dehidrotestosteroni
Flokë të drejtë: mungesë e hormonit të rritjes dhe testosteronit
Mungesë e pjesës së jashtme të qepallave: mungesë e hormoneve tiroide
Buzë të rrudhura: mungesë e hormonit të rritjes
Sy joshprehës dhe pak xixëllues: mungesë testosteroni
Ënjtje e pjesëve të poshtme të syve: mungesë e hormoneve tiroide
Fytyrë të zverdhur: mungesë testosteroni dhe/ose hormoneve tiroide
Mahatma Gandi
Kur ishte i ri, niveli i hormonit të rritjes GH ka qenë shumë i lartë. Gandi ka qenë një lider i madh me shpirt dhe karizëm
Rrudhat: mungesë testosteroni dhe/ose tepricë dehidrotestosteroni
Ball të madh: ka pasur nivel superior të hormonit të rritjes
Qepalla të drejta: ka pasur nivel superior të hormonit të rritjes
Rrudha të thella: mungesë aldosteroni
Mjekër të gjatë: ka pasur nivel superior të hormonit të rritjes
Sy të shtrembër: mungesë e aldosteronit
Fytyrë të zbehtë: mungesë të testosteronit dhe/ose hormoneve tiroide
Hundë të madhe: ka pasur nivel superior të hormonit të rritjes
Efektet
Mungesë e hormonit të rritjes (GH):
rrudha të gjera e të thella
qepalla të rëna
faqe të rëna
buzë të holla
hundë të madhe, me majën e mprehtë poshtë
Mungesë e estrogjenit:
ngjyrë lëkure të zbehtë
sy "të thatë", pak xixëllues
lëkurë të thatë
rrudha përreth syve
push në gjithë fytyrën