E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seksi ne hijet e hirta



Libri "Between XX and XY: Intersexuality and the myth of two seres" i autorit Gerald N. Callahan, ne pjesen me te madhe merret me hulumtimin e te kuptuarit tone te interseksualitetit, qe nga fizikanet e Greqise antike deri te neuroendokrinologet e sotem.

Nga The New Scientist

"Jam i kenaqur me natyren e eger dhe te lire," i kishte shkruar njehere psikologu dhe filozofi William James nje kolegu grindavec. "Me duket se e do fort dhe i qepesh pas kopshtit italian, ku te gjitha gjerat mbahen ne dhomeza te ndara dhe duhet te ecesh neper nje vije te drejte".

Gjithmone e kam admiruar menyren se si James ka sfiduar ate qe ai e ka kuptuar si dogme shkencore. Ne kete rast, ai ka ngritur nje rebus me te cilin do te kacafytemi sot. Shkenca, me dashurine e saj per klasifikim, perpiqet te imponoje nje rregull te sakte ne boten rreth nesh. Sidoqofte, jeta ne toke eshte nga natyra e koklavitur, e crregullt dhe, sipas fjaleve te James, "gotike gjithkund".

Kjo perspektive Jamesiane e pushton librin e shkathet dhe perdellyes te Gerald Callahan.

Argumenti i Callahan-it ngritet nga fakti se seksualiteti njerezor perfshin nje spekter te rreshqitshem biologjik. Kendveshtrimi stereotip i dy sekseve - une Tarzan, ti Jane - nuk eshte vetem shabllon, por kufizon te kuptuarit dhe vleresimin tone per biologjine tone.

"Ne ende e shohim nje boshllek ku asgje nuk ekziston," shkruan Callahan, "nje vegim qe lekundet mbi terrenin e nxehte te seksit." Ai pajtohet se ekziston nje varg i karakteristikave seksuale qe shtrihet nga Tarzani i fryre me testosteron deri te "perfeksioni" femeror stereotipik i Jane dhe te gjitha variacionet qe qendrojne ndermjet. "Ne te vertete, ne te gjithe jemi interseksuale," konkludon ai.

Modeli standard i zhvillimit njerezor eshte ndertuar ne 46 kromozome, perfshire dy qe e determinojne seksin: XX per femra, XY per meshkuj. Por, sic nxjerr ne pah Callahan, jo gjithkush perfundon me 46XX apo 46XY.

Variacionet ne sperme apo veze, ne perzierjen e qelizave te nenes dhe babait dhe ne shperndarjen e qelizave percjellese, mund te perziejne supen gjenetike ne rezultate alternative. Mundesite, shkruan Callahan, "jane aq te medha dhe aq te ndryshme sikurse aromat e luleve: 45X; 47XXX; 48XXXX; 49XXXXX; 47XYY; 47XXY; 48XXXY; 49XXXXY; dhe 49XXXYY." Keto variacione jane te njohura per gjeneticistet - i pari ne liste, per shembull, eshte i njohur si sindromi i Turner-it - por publiku i gjere eshte ende ngulitur boten bardh e zi, XX/XY.

Nje pjese e madhe e librit te Callahan-it merret me hulumtimin e te kuptuarit tone te interseksualitetit, qe nga fizikanet e Greqise antike deri te neuroendokrinologet e sotem. Ai gjithashtu tundet ne historite e njerezve qe jetojne ne tensionin ndermjet mashkullit klasik dhe tiparit femeror. "Vertete, mendoj se gjeja me e rendesishme qe deshiroj te kuptojne njerezit per mua eshte se une jam person", - thote Kaliana, e cila eshte hermafrodite, ne nje fjalim te ashper te zemerimit, hidherimit dhe guximit.

Callahan, profesor i imunologjise ne Colorado State University, eshte nje shkrimtar i perkryer dhe i gjithanshem. Vepra e tij eshte paraqitur gjithkund qe nga Nature deri te Southern Poetry Review. Si perfundim, libri ka nje dhunti letrare terheqese, madje edhe pershkrimet e biologjise komplekse. Nganjehere afrohet me prozen vjollce, sikurse kur e pershkruan Los Angeles-in si vend te "palmave te buta te mpiksura ne driten e vajisur", por per pjesen me te madhe gjuha eshte bukur e rafinuar.

A mendoj se rezultati eshte i zbutur mjaft per te ndryshuar mendjet e atyre qe preferojne modelin standard te seksualitetit? Jo aspak. Qendrimet e tilla jane te nxjerra zakoni dhe besimi me shume sesa nga logjika shkencore. Shpresoj, megjithate, se kjo e shton forcen qe na levize drejt nje perspektive me bujare.

Deborah Blum eshte profesoreshe e gazetarise shkencore ne University of Wisconsin-Madison dhe autore e librit "Sex on the Brain: The biological differences between men and women" (Penguin, 1998).


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›