E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te mbash gjalle trashegimine

Nga Ardian Turku*

Minister i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve

Me 29 shtator 2008, ne Diten Kombetare te Trashegimise, Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve shpalli organizimin e Festivalit Folklorik Kombetar, dhe zhvillimin e tij ne datat 24-29 shtator 2009. Duke aprovuar edhe Statutin e ri te saj, Kriteret Shkencore te pjesemarrjes si dhe Fazat e pergatitjes te cdo grupi pjesemarres. Kjo veprimtari shume e rendesishme e trashegimise shpirterore kombetare do te zhvillohet ne Kalane dhe Qendren Historike te qytetit muze te Gjirokastres, "Pasuri boterore e njerezimit" mbrojtur nga UNESCO.

Organizimi i Festivalit Folklorik Kombetar, Gjirokaster 2009 ka per qellim ruajtjen, mbrojtjen dhe propagandimin e vlerave me te mira te trashegimise sone shpirterore, te vlerave etnomuzikore, etnokoreografike, etnografike, te kostumeve popullore, veglave muzikore, riteve, traditave, zejeve, etj, te krijuara prej shekujsh nga populli.

Ky Festival do te synoje gjallerimin e jetes kulturore te vendit ne pergjithesi dhe te qytetit muze te Gjirokastres dhe zonave rreth saj ne vecanti, duke percjelle tek spektatoret dhe vizitoret vendas dhe te huaj dhe ne publikun e gjere, kulturen popullore qe ruhet dhe zhvillohet ne hapesirat mbarekombetare shqiptare. Gjithashtu kjo veprimtari do te evidentoje vlerat e qytetit muze te Gjirokastres, te cilat vitet e fundit kane pare nje zhvillim shume te madh fale interesimit te vazhdueshem te Qeverise shqiptare per ruajtjen, mbrojtjen dhe restaurimin e vlerave te trashegimise kulturore qe mbart ky qytet.

Propagandimi dhe popullarizimi i ketij Festivali do te nxise edhe me teper turizmin kulturor dhe shtimin e vizitoreve vendas dhe te huaj ne monumentet e trashegimise sone kulturore dhe ne veprimtarite e trashegimise shpirterore.

Qe cdo grup te perfaqesoje me nivel vlerat qe permban folklori i zones se Qarkut, MTKRS vendosi qe ne kete Festival grupet perfaqesuese te perbehen nga 60 artiste, nga 50 qe ka qene ne Festivalet e tjera dhe koha e konkurrimit te jete 30 minuta nga 20 qe ka qene me pare. Keto kushte do te jene rigorozisht te kontrolluara nga Juria e FFK.

Gjithashtu per t'i ardhur ne ndihme cdo Qarku edhe nga ana financiare Qeveria Shqiptare dhe MTKRS ka vendosur qe cdo Qark te perfitoje nje shume prej 700.000 lekesh, nga 500.000 leke qe ka qene ne FFK e meparshme. Kjo shume do te perdoret per permiresime te kostumeve popullore, instrumenteve dhe paraqitjes sa me dinjitoze te grupit perfaqesues te Qarkut ne FFK.Tashme ka perfunduar faza e pare dhe eshte ne perfundim faza e dyte e pergatitjes ne te gjithe vendin, qe do te zhvillohet ne periudhen janar-korrik, e cila perfshin:

a). Ngritja e grupit qendror te punes ne rang Qarku te perbere nga perfaqesues dhe specialiste te fushes nga te gjitha Bashkite e Qarkut.

b). Ngritja e grupit te punes me specialiste te trashegimise kulturore shpirterore prane cdo Bashkie.

c). Kontakti me grupet popullore, bartesit dhe interpretuesit e trashegimise kulturore shpirterore qe perfaqesojne Qendren Kulturore, me grupet folklorike te shoqatave dhe NGO-ve te fushes se trashegimise kulturore shpirterore, si dhe me individet e interesuar per pjesemarrje ne Festivalin Folklorik Kombetar, Gjirokaster 2009 qe zhvillojne veprimtarine e tyre ne territorin administrativ te Qarkut.

d). Organizimi i shfaqjeve dhe ekspeditave, ne te gjithe territorin e Qarkut, ku specialiste te trashegimise kulturore shpirterore bejne perzgjedhjen e repertorit bazuar ne Kriteret Shkencore te Festivalit Folklorik Kombetar, Gjirokaster 2009.

e). Organizimin e shfaqjes ku Komisoni Perzgjedhes ben vleresimin dhe perzgjedhjen e vlerave me perfaqesuese te folklorit te te gjithe territorit te Qarkut. Qendra Kombetare te Veprimtarive Folklorike ne bashkepunim edhe me specialistet e Institutit te Antropologjise Kulturore dhe Studimeve te Artit do te ndjeke nga afer te gjitha pergatitjet qe do te behen per kete veprimtari te rendesishme kombetare te trashegimise kulturore shpirterore si dhe duke dhene ndihmese per menyren organizative dhe te perzgjedhjes profesionale te repertorit.

Shikimi nga ana e Komisoneve Perzgjedhese te koncerteve te cdo Qarku duhet te perfundoje brenda muajit korrik 2009, kjo per mireorganizimin e metejshem te kesaj veprimtarie te rendesishme kombetare. Kete kerkese e ka realizuar deri tani me shume sukses vetem Qarku i Shkodres.

Qarku i Elbasanit do ta organizoje me date 17 korrik, Qarku Gjirokaster me date 23 korrik dhe Qarku i Vlores me 24 korrik

Qarqet si Korca, Fieri, Lezha, Kukesi, Dibra Durresi, Tirana dhe Berati akoma nuk e kane caktuar daten e paraqitjes se grupeve te tyre folklorike para Komisoneve Perzgjedhes, e cila detyrimisht, e perseris edhe njehere, duhet te jete brenda muajit korrik.

Realizimet, problemet dhe detyrat qe ka cdo Qark, deri ne ditet e FFK, do t'i detajoje z. Esat Ruka, Drejtor i Qendres Kombetare te Veprimtarive Folklorike.

Propozojme qe cdo Qark diten e shfaqjes se grupit te tij te organizoje edhe panaire te artizanatit dhe kulinarise karakteristike te tij per nje prezantim te te gjitha vlerave kulturore e ekonomike te te gjithe territorit ne juridiksion te Qarkut. Duke qene veprimtaria me e madhe e trashegimise shpirterore kombetare kerkohet qe e gjithe periudha e mbetur te jete periudha e pergatitjeve dhe veprimtarive te shumta folklorike, si te kenges, valles e melodise popullore te cilat do te ndikojne ne gjallerimin e jetes kulturore artistike te te gjithe vendit dhe ne afrimin e spektatoreve dhe vizitoreve vendas dhe te huaj ne veprimtarite folklorike gjate sezonit turistik, per te arritur nje organizimin perfekt te Festivalit Folklorik Kombetar te Gjirokastres ne muajin shtator, si nje feste kombetare te trashegimise shpirterore shqiptare.

* Fjala e mbajtur dje, ne takimin me Kryetaret e Qarqeve per organizimin e Festivalit Folklorik Kombetar, Gjirokaster 24-29 shtator 2009


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›