E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sektori energjetik, larg të qenit i aftë financiarisht

Krijimin i një sektori energjetik të aftë si nga ana financiare ashtu edhe teknike

- Sot sektori energjetik është larg të qenit i aftë financiarisht;

- Vetëm gjatë vitit 2008 është importuar rreth 550-600 mil. Euro nënprodukte nafte dhe energji elektrike.

- Kjo ka rritur ndjeshëm deficitin kombëtar dhe ka influencuar treguesit makro-ekonomik të vendit.

Rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë në furnizimin me energji në përgjithësi dhe energji elektrike në veçanti në nivel kombëtar ashtu edhe rajonal;

- Rritja e pjesshme e sigurisë me energji elektrike është bërë jo nëpërmjet rritjes së burimeve vendase por importit.

- TEC-I i Vlorës premtuar nga Qeveria të përfundonte në 2007, dy vjet më vonë,është akoma i papërfunduar.

Krijimin i një kuadri efektiv institucional dhe rregullator;

- Entet rregullatorë në sektorin energjetik kanë njohur vetëm rënie:

Në vitin 2005, nën stafetën e "ri-organizimit" Qeveria "shkriu" Agjencinë Kombëtare të Hidrokarbureve, Agjencinë Kombëtare të Energjisë, Institutin e Veprave Hidroteknike dhe një sërë institucionesh të tjera energjetike, të cilat tashmë kishin krijuar fizionominë e tyre të punës.

- U krijua Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, institucion në të cilin përfshihet gjithçka që nga mineralet, zhavorret, nafta, uji, energjia, kursimi i energjisë dhe burimeve të rinovueshme të energjisë.

Nxitjen e përdorimit efecient, ekonomik (me ndikim minimal në mjedis) të sektorit energjetik në funksion të një zhvillimi të qëndrueshëm të të gjithë sektorëve ekonomik dhe shoqëror;

- Në Prill 2005 Parlamenti aprovoi Ligjin e Eficiencës së Energjisë. Qeveria Berisha dhe METE e "harruan" atë në sirtar. Ndërkohë përballë presionit të BE-së tashmë kërkojnë t'i rikthehen këtij ligji!

- Asnjë nga këto ligje nuk gjen zbatim.

Optimizimin e sistemit të furnizimit me burime energjetike mbështetur në konceptin e planifikimit me kosto më të ulët dhe ndikim minimal në mjedis.

- Qeveria Berisha duke u mbështetur vetëm në kritere korruptive në zgjedhjen e investimeve të reja hoqi dorë totalisht nga koncepti i optimizmit të sistemit të gjenerimit të energjisë elektrike mbi bazën e kostos minimale.

- Brenda një kohe shumë të shkurtër pa studim të mirëfilltë fisibiliteti ju dha investitorëve të ndryshëm një kaskadë e tërë (si ajo e Devollit). Të tjera kaskada po përgatiten t'i jepen për investim, pa një plan të qartë.

- Deri më tani janë licencuar gati 1400 MW me centrale me erë pa pasur as më të voglin studim rreth mundësisë praktike të potencialit të erës në ato vende.

Optimizimi i sistemit të furnizimit me burime energjetike duke u mbështetur në konceptin e planifikimit me kosto më të ulët dhe ndikim minimal në mjedis.

- Qeveria Berisha megjithëse i kishte të siguruara investimet e linjës 400 kV Elbasan-Tiranë-Podgoricë; nënstacionit 400 kV të Kasharit, TEC-it të Vlorës dhe linjës së lidhjes së Shqipërisë me rrjetet ndërkombëtare të naftës dhe gazit; ose nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim ose vazhdon ti vonojë këto investime pa fund.

- "Gjetjet" e Qeverisë si TEC-i bërthamor në Shkodër, TEC-i me qymyr në Durrës, qindra HEC-e të të gjitha fuqive janë jo vetëm qesharake por largohen gjithmonë e më shumë nga koncepti mbarë botëror i optimizimit të sistemit bazuar në koston minimale.

Privatizimi i Sektorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike

Në Maj 2009 Qeveria dhe Parlamenti Shqiptar aprovuan Kontratën e Privatizimit të Sektorit të Shpërndarjes të Energjisë Elektrike:

Gjatë 2006-2009 treguesit financiar dhe teknik të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes kanë shkuar drejt përkeqësimit të tyre, konkretisht:
a) u rritën humbjet jo-teknike për shkak të manaxhimit jo të mirë të kompanisë;
b) u përkeqësuan treguesit financiar të kompanisë për shkak të aferave korruptive me importin e energjisë elektrike;
c) u zvogëluan investimet dhe u ul siguria dhe cilësia e furnizimit me energji elektrike, etj

Kjo bëri që vlera e kompanisë të binte ndjeshëm dhe së fundmi u shit me një çmim shumë të ulët.

Treguesit e ulët të trashëguar dhe borxhet financiare, keq-menaxhimi i importit pa kriter) e detyruan Qeverinë dhe METE-n që të gjithë borxhin afat shkurtër t'ia kalojnë KESH-it.

- Si rezultat i kësaj politike KESH-it ju kaluan 135-145 Milion Euro borxhe afat shkurtra me interesa shumë të larta.

- Keqmenaxhimi dhe korrupsioni në vite, borxhet financiare bënë që Kompania të kërkojë pranë ERE një rritje të çmimeve në masën mbi 40%.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›