E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sektori i shërbimeve dhe turizmi “motori” i ekonomisë, Shqipëria mbi mesataren europiane

Ekonomia shqiptare po përjeton një rritje të fuqishme në sektorin e shërbimeve, veçanërisht në turizëm.

Në janar 2025, vendi priti mbi 1.15 milionë vizitorë vendas dhe të huaj, një rritje prej 12.4% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024, sipas INSTAT.

Kjo rritje e konsiderueshme e numrit të vizitorëve ka sjellë një efekt domino në ekonominë shqiptare, duke nxitur konsumin dhe të ardhurat në sektorin e shërbimeve.

Ky trend pozitiv në Shqipëri pasqyron një rritje më të gjerë në sektorin e shërbimeve në Bashkimin Evropian.

Sipas Eurostat, prodhimi i shërbimeve në eurozonë u rrit me 0.4% në janar 2025 krahasuar me dhjetorin, dhe me 0.3% në nivel BE-je.

Krahasuar me janarin 2024, rritja vjetore ishte 2.9% në eurozonë dhe 3.3% në BE. Aktivitetet imobiliare dhe ato të informacionit dhe komunikimit shënuan rritjet më të mëdha.

Rritja e sektorit të shërbimeve në Shqipëri është një lajm i mirë për ekonominë e vendit. Banka Botërore parashikon një rritje ekonomike prej 3.4% për vitin 2025, e nxitur kryesisht nga turizmi dhe ndërtimi.

BERZH dhe FMN po ashtu e nënvizojnë rëndësinë e sektorit të shërbimeve si një nga motorët kryesorë të rritjes së qëndrueshme në Shqipëri.

Megjithatë, është e rëndësishme të adresohen sfidat e vazhdueshme, si mungesa e kualifikimit të duhur të forcës së punës dhe infrastruktura e dobët, për të maksimizuar potencialin e plotë të këtij sektori vital.

Megjithëse vende si Austria, Belgjika dhe Bullgaria kryesuan për rritjen mujore në BE, ndërkohë që Danimarka pësoi rënien më të madhe, Shqipëria tregon një trend pozitiv i cili meriton vëmendje dhe investime të mëtejshëm.

Gazetar: Omer Saraçi

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›