Inflacioni në mars shënoi 2,1%, INSTAT: U rritën çmimet e ushqimeve

Çmimet e ushqimeve vijuan rritjen edhe përgjatë muajit mars.
Referuar raportit të Institutit të Statistikave, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin mars është 2,1 për qind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,3 për qind.
Ndërkohë ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit është 0,6 për qind.
Të dhënat tregojnë se rritja vjetore e çmimeve në muajin mars është ndikuar kryesisht nga grupi “ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,04 pikë përqindje, pasuar nga grupi “mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,26 pikë përqindje.
Krahasuar me muajin mars 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “argëtim dhe kulturë” me 7,4 për qind, pasuar nga grupet “pije alkoolike dhe duhan” me 4,4 për qind.
Gazetare: Bjolanda Cuku
/rtsh.al/