E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrimi i 8 kg kokaine itinerari Bolivi-Hollande- Shqiperi

Prokuroria e Krimeve te Renda ka zbardhur detajet e aksionit i cili sekuestroi 8 kg kokaine ne zonen e Misto Mames ne kryeqytet si dhe vuri ne pranga 2 persona krahas shoqerimit te 5 te tjereve. Ne nje konference te posacme per shtyp mesohet se lenda narkotike kap vleren e 500 mije eurove ndersa rrjeti i trafikimit kishte pershkruar itinerarin Bolivi-Hollande me destinacion perfundimtar Shqiperine.

Ne baze te hetimeve te kryera prej tyre kishin identifikuar ne Aeroportin e Roterdamit nje ngarkese prej 8 kg kokaine te fshehur ne paletat e nje ngarkese me thase orizi nisur nga qyeti Santa Cruz i Bolivise dhe me destinacion portin e Durresit. Departamenti kunder krimit te organizuar dhe krimeve te renda procedoi me organizimin e operacionit te koduar Kontenieri latin u arrestua ne flagrance te krimit te trafikimit te narkotikeve i kryer ne bashkepunim shtetasi Ergys Hajdar Salku. Gjithashtu u urdherua menjehere ndalimi i shtetasit Eduard Shaban Pelushi lindur e banues ne Tirane ben te ditur Elez Nakuci prokuror i Krimeve te Renda.

Kjo eshte sasia me e madhe e kokaines e cila eshte sekuestruar ne vendin tone ndersa per operacionin jane perfshire struktura te antidroges Hollandeze ne bashkepunim me ato shqiptare.

Julian Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›