E Shtunë, 31 Tetor 2026

LEZHE/ Futet per te ndare sherrin plagoset

LEZHE - Nje pronar lokali ish-punonjes i Hipotekes se Lezhes u plagos me arme zjarri teksa nderhyri te ndante dy persona te tjere. Arben Doda 39 vjec ndodhet ne gjendje te rende ne Spitalin Ushtarak pasi u qellua nga shtetasi Mark Hila. Policia beri te ditur se ngjarja ndodhi rreth ores 1835 te se henes tek lokal Veronika ne lagjen Beselidhja te qytetit. 50-vjecari Hila eshte futur ne lokal ndersa kishte lene motorin e tij para lokalit. Nje fqinj i tij A. Therci ka tentuar te beje shaka me 50-vjecarin duke i fshehur motorin. Ky i fundit ka dale nga lokali dhe nuk e ka gjetur mjetin ne vendin ku e kishte lene ndersa fqinji i tij ka nisur te beje shaka me te. Ne gjendje nervozizmi ai nxori nje pistolete per ta qelluar por ne kete moment nderhyri pronari i lokalit. r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›