Pa licence Tatimet mbyllin 19 subjekte
DURRES - Drejtoria e Pergjithshme e Tatim-Taksave ka ndermarre nje tjeter aksion per bllokimin e bizneseve qe nuk kane vendosur kasat fiskale dhe qe jane debitore ndaj shtetit. Gjate nje kontrolli te ushtruar ne subjektet private te tregtimit ne qytetin e Durresit rreth 60 subjekte tregtare kane rezultuar te palicencuara nderkohe qe eshte vendosur mbyllja e 19 prej tyre. Nga kontrollet e bera befasisht 19 subjekte jane kapur ne ushtrim aktiviteti edhe pse ishin te paregjistruara. Paralel me kontrollin e dokumentacionit te biznesit Policia Tatimore ka sekuestruar edhe nje sasi te konsiderueshme pijesh te cilat nuk shoqeroheshin me faturat perkatese. Sipas drejtorit te kontrollit tatimor Gjon Ndoj demi qe keto subjekte i kane shkaktuar shtetit arrin ne miliona leke. Ndoj nenvizoi se aksioni ka per qellim goditjen e fshehjes se deklarimit te aktivitetit ku asnje aktivitet nuk do te lihet pa u tatuar nga shteti. Gjate kohes se aksionit pronaret e bizneseve jane justifikuar se bizneset e tyre kane qene jashte funksionit. Penaliteti per nje subjekt te paregjistruar eshte 25 mije leke dhe nese per 15 dite nuk ploteson dokumentacionin perkates aktiviteti do te mbyllet pergjithmone. l.m