Anetaresimi ne Keshillin Tatimor si behet dhe perfitimet e biznesit
Te gjitha subjektet e biznesit ne vend dhe shoqatat qe perfaqesojne interesat e tyre kane te drejte te jene pjese e Keshillit Tatimor. Ministria e Financave fton organizatat perfaqesuese te tatimpaguesve si p.sh dhomat e tregtise dhe industrise shoqatat e biznesit shoqatat profesionale te kontabilisteve dhe eksperteve kontabel shoqatat e tjera profesionale te krijuar me ligj te posacem si dhe organizatat e tjera jofitimprurese qe perfaqesojne grupe te medha tatimpaguesish te aplikojne per anetaresim ne Keshillin Tatimor. Ky Keshill eshte krijuar ne baze te nenit 38/1 ne Kreun IV/1 te ligjit nr. 9920 date 19.05.2008 Per Procedurat Tatimore ne Republiken e Shqiperise i ndryshuar. Ky Keshill eshte nje organ konsultativ dhe forum per bashkerendim teknik mes Ministrise se Financave Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve dhe tatimpaguesve. Qellimi i ketij Keshilli eshte te diskutoje dhe propozoje masa per te siguruar zbatimin e legjislacionit tatimor me nje kosto me te ulet administrative per administraten tatimore dhe me nje barre me te vogel financiare per tatimpaguesit.
Keshilli
Me konkretisht Keshilli Tatimor do te shqyrtoje 1 procedurat e deklarimit dhe pagimit te tatimeve me synim permiresimin dhe lehtesimin e tyre 2 veshtiresite qe hasin tatimpaguesit ne plotesimin e te drejtave qe parashikohen nga legjislacioni tatimor 3 propozoje masa per te garantuar respektimin e te drejtave te tatimpaguesve 4 propozoje ndryshime te procedurave per te mundesuar plotesimin vullnetar te detyrimeve tatimore me nje kosto me te ulet administrative per administraten tatimore dhe kosto me te ulet financiare per tatimpaguesit 5 hartoje propozime lidhur me masat qe mund te merren per permiresimin e procedurave te deklarimit dhe pagimit vullnetar te tatimeve 6 hartoje propozime per plane konkrete bashkepunimi mes shoqatave profesionale tatimore shoqatave te biznesit dhe Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve lidhur me informimin dhe edukimin e tatimpaguesve 7 organizoje seminare e trajnime te perbashketa per punonjesit e administrates tatimore dhe organizatat profesionale te tatimpaguesve. Keshilli Tatimor do te perbehet nga jo me pak se gjashte perfaqesues te Ministrise se Financave dhe te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve si dhe nga jo me pak se dymbedhjete perfaqesues te tatimpaguesve.
Kush mund te aplikoje
Organizatat qe perfaqesojne tatimpaguesit dhe qe merren me ceshtjet e tyre. Ketu perfshihen dhomat e tregtise dhe industrise shoqatat e biznesit shoqatat profesionale te kontabilisteve dhe eksperteve kontabel shoqatat e tjera profesionale te krijuara me ligj te posacem si dhe organizata te tjera jofitimprurese qe perfaqesojne grupe te medha tatimpaguesish. Organizatat qe jane regjistruar ligjerisht prane institucioneve perkatese publike ne Shqiperi.
Si dhe ku te aplikoni
Subjektet private ose shoqatat qe perfaqesojne interesat e tyre per tu regjistruar ne kete Keshill duhet qe ne fillim te plotesojne Formularin e Aplikimit te cilin gazeta Albania po e publikon ne kete numer por qe mund te gjendet dhe mund te shkarkohet i plote edhe nga faqja elektronike e internetit te DPT-se si dhe duhet ta dergojne te plotesuar ate se bashku me dokumentet shtese te kerkuara brenda dites se enjte date 23 shtator 2010 ne forme shkresore ose elektronike dokumente te skanuara ne adresen Znj. Arjana Dyrmishi Drejtoria e Politikave Fiskale Ministria e Financave
Bulevardi Deshmoret e Kombit ndertesa e Kryeministrise Tirane ose ne adresen elektronike adyrmishiminfin.gov.al. Subjektet duhet te kene parasysh se duhet te aplikojne si organizata dhe njekohesisht te emerojne nje person si perfaqesuesin e tyre per ne kete Keshill. Ky person duhet te permbushe kriteret e meposhtme Duhet te kete me shume se tri vjet pervoje profesionale ne ceshtje qe kane te bejne me administrimin e biznesit ne Shqiperi. Te jete i autorizuar me shkrim nga perfaqesuesi ligjor i organizates per ta perfaqesuar kete organizate ne Keshillin Tatimor Te jete anetar i organizates se biznesit Te kete pervoje ne punen ne grup dhe aftesi te mira komunikimi
Biznesi kunder qeverise per investimet e huaja
Komuniteti i biznesit e kundershton draftin e qeverise per ti dhene perparesi investimeve te huaja me mbi 10 milione euro. Biznesi thote se ky draft diskriminon investimet vendase dhe se qeveria e ka miratuar pa marre me pare nje mendim nga Dhoma e Tregtise apo nga Keshilli Konsultativ dy institucione qe kane te drejte te bejne oponencen e nismave qeveritare ekonomike. Drafti ka per qellim thithjen e investimeve te huaja ne kushtet kur raportet e nderkombetareve evidentojne problemet e pronesise si faktori kryesor qe step investimet e huaja. Statusi i vecante qe fitojne keto investime ka te beje me problemet e pronesise. Qeveria i jep garanci investitorit edhe ne rastet kur trualli ka probleme pronesie. Komuniteti i biznesit eshte i mendimit se jane shume investime vendase qe plotesojne kriteret per te perfituar nga ky status i vecante. Por nje fakt i tille nuk eshte perfshire ne draftin qe pritet te miratohet ne parlament.
10 Shtator 2010