Bashkia e 20 po perpiqet te betonizoje mushkerine e kryeqytetit

Ministria e Puneve Publike dhe Transportit nepermjet zedheneses se saj ka sqaruar dje nje detaj shume te rendesishem ne lidhje me debatin e ngritur se fundmi per zonen ne veri te diges se Liqenit Artificial te Tiranes. Ministria sqaroi dje se ne vitin 2004 Keshilli i Rregullimit te Territorit te Republikes i drejtuar nga Kryeministri i atehershem z. Fatos Nano ndryshoi kufirin e parkut te madh te Tiranes dhe i la detyre bashkise se kryeqytetit te propozonte destinacionin e ri te zonave qe nxirreshin jashte ketij kufiri. Me vendim 131 date 8.6.2006 KRRT-ja e Bashkise Tirane vendosi Pika 1 e vendimit
Te miratoje kerkesen per percaktimin e destinacionit te zonave qe kane dale nga vija kufizuese e parkut te madh te qytetit te Tiranes sipas hartes bashkelidhur ketij vendimi.Sikurse shihet ne propozimin tinezar te z. Rama nuk ka asnje informacion per grataciela.Me shkresen me numer protokolli nr. 5868/2 date 20.7.06 nenshkruar nga z. Dritan Agolli Bashkia Tirane i percolli Sekretarise Teknike te Keshillit te Rregullimit te Territorit te Republikes kerkesen per miratimin e ndryshimeve te propozuara.Ne piken 6 te vendimit thuhet se zona ne veri te diges se Liqenit Artificial - nga zone sportive ne zone banimi. Ministria sqaron se sikurse shihet as ne kerkesen per miratim nuk ka asnje informacion per ndertime shumekateshe. Zedhenesja sqaron me tej se me 12.9.2006 me shkresen 7158 nenshkruar nga znj. Ariela Kushi Bashkia Tirane ka derguar relacionin mbi ndryshimin e destinacionit. As ne kete relacion nuk ka asnje te dhene per megastruktura. Perfundimisht sic duket qarte as ne vendimin e KRRT-se se bashkise as ne kerkesen drejtuar KRRTRSH-se per miratim as ne relacionin shoqerues propozimi tinezar i z. Rama nuk jep asnje informacion se cfare si dhe sa do te ndertohet ne keto zona nuk jepet asnje informacion per grataciela apo ndertime shumekateshe ndaj zoti Rama nuk mund te beje sot strucin tinezar per te fshehur lidhjen me aferen e 20-perqindeshit te lepujve te tij te korrupsionit prej 100 milione eurosh.