E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen 100 kg kokainë në portin e Selanikut, arrestohen nëntë persona, droga vinte nga Amerika Latine

Sekuestrohen 100 kg kokainë në portin e Selanikut, arrestohen

Policia greke ka sekuestruar 100 kg kokainë të kapur në një kontejner në portin e Selanikut.

Sipas medieve greke, droga vinte nga Amerika Latine dhe arriti të sekuestrohej në kuadër të një operacioni që u zhvillua në Divatë. Si pasojë janë arrestuar nëntë persona, si dhe u bllokua dy makinat që u përkisnin të arrestuarve.

Pas arrestimit të këtyre nëntë personave, mes tyre edhe një drejtues i organizatës, janë gjetur dhe konfiskuar edhe 100 mijë euro.

Kontejneri me kokainën kishte një vend transportues nga Amerika Latine, ku kartelet e drogës po synojnë të përdorin portet e Athinës dhe Selanikut, si bazë për pritjen e drogës që duan të trafikojnë drejt vendeve të tjera europiane.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›