Serbia nuk gjen qetësi, shoqërohen 4 nxënës me listat e 'masakrës'
Pas dy sulmeve të rënda Beograd, ku humbën jetën 17 persona, Ministria e Punëve të Brendshme në Serbi ka konfirmuar se janë parandaluar disa sulme me natyrë të njëjtë.
Raportohet se disa fëmijë kanë bërë lista me emrat e fëmijëve që do të vrisnin.
Listat janë bërë nga një fëmijë në shkollën “Mirijeva” të Beogradit, nga dy nxënës të klasës së pestë në shkollën fillore të Vozhdovc, si dhe nga një nxënës në një shkollë në Bajina Bashta.
Ndërsa një gjimnazist është arrestuar në Suboticë pas një bisede me psikologun e shkollës, të cilit i ka pohuar masakrën që kishte planifikuar.
FBI-ja amerikane e denoncoi në organet kompetente, pasi arriti të zbulojë se gjimnazisti krijonte llogari në internet me emrat e vrasësve dhe po mësonte se si të bënte një bombë.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
