E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen 1.2 kg heroinë, 2 në pranga

Foto Ilustruese

TIRANË- Dy persona të arrestuar, 1.2 kg heroinë dhe 19 mijë euro të sekuestruara është bilanci i një aksioni të sotëm të policisë së Tiranës.

Aksioni i koduar Braka vu në pranga shtetasit, Besnik Hasan Mitrovica, 27 vjeç, Lorenc Agim Taranai, 32 vjeç, të dy banues në Tiranë. Arrestimi i tyre u bë në  mesditë  në rrugën dytësore të hyrjes së Autostradës, me 1 kg  e 200 gramë lëndë e dyshuar e llojit heroinë.

Në sajë të një hetimi intensiv dy mujor u arrit goditja në kohë e kësaj linje shpërndarje me shumicë dhe trafikimi në Tiranë, lëndë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku automjetin tip Golf , me targa të huaja si dhe shuma e parave prej 19 mijë euro, para të cilat dyshohen se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme- thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë lënda narkotike vinte në Tiranë për tu shpërndarë kryesisht në zona si, fusha e Aviacionit, Stacioni i Trenit, Laprakës, Kamzë, si dhe në zonën e Bllokut në Tiranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›