E Enjte, 5 Nëntor 2026

Sekuestrohen 12 mijë euro në Kakavijë, kapet 55-vjeçari

TIRANË, 4 qershor/ATSH/ Policia Kufitare e Kakavijës ka parandaluar një rast të kalimit të padeklaruar të parave në kufi. Sipas njoftimit për mediet, është proceduar 55-vjeçari, i cili po tentonte të kalonte 12 000 euro në kufi dhe që nuk i deklaroi.

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavijë, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe etik, qytetarëve në hyrje/dalje, është goditur një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave.

Në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi A. C., të cilit iu gjetën në çantë 12 000 euro, të padeklaruara konform ligjit në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. C., 55 vjeç, banues në Berat.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›