E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen 1200 kg marihuanë dhe armë ardhur nga Shqipëria, 4 të arrestuar

Më shumë se 1200 kilogramë marihuanë e sekuestruar dhe 4 persona të arrestuar është bilanci i një aksioni të policisë italiane të Varese, provincë e qytetit të Lecce.

Sipas burimeve të policisë, të arrestuarit dy italianë dhe 2 shqiptarë, importonin nga Shqipëria drogën, që kishte si destinacion shitjen në veri të Italisë. Policia e shtetit fqinj arrestoi trafikantët ndërsa ngarkonin një furgon me lëndën narkotike, që kishte ardhur nga deti, transmeton Noa.

Në automjet e tyre ishin fshehur gati 900 kilogram marihuanë, fishekë armësh kallashnikov, një mitraloz, dy kallashnikovë, dy pistoleta dhe 400 fishekë. Gjatë kërkimeve në një zonë pylli u gjetën edhe 300 kilogram të tjerë marihuanë, që ishte braktisur gjatë aksionit të policisë. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›