E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shoferi i makinës përplas motoçiklistin në Korçë, i moshuari në gjendje të rëndë

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme në afërsi të fshatit Sovjan të Maliqit.

Shoferi i një mjeti tip “Opel” ka goditur një të moshuar, cili po udhëtonte me motor.

Goditja ka qenë e fortë duke i shkaktuar dëmtime serioze motociklistit rreth të 60-ave.

Drejtuesi i mjetit tip “Opel” ka qenë duke udhëtuar nga Pogradeci në drejtim të Korçës se bashku me familjarët të tij kur një motor që drejtohej nga i moshuari, ka dalë nga një pikë karburanti në rrugën nacionale, kalim ky që ka sjellë edhe përplasjen e motorit me mjetin.

I aksidentuarit është nisur me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës aty ku po merr edhe ndihmën mjekësore.

Burime pranë spitalit bëjnë me dije se i moshuari ndodhet në gjendje të rëndë, por jo në rrezik për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e Korçës ku po pyetet për rrethanat e këtij aksidenti./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›