Mustaqet e Kujtim Gjuzit temë diskutimi në mbledhjen e demokratëve, Berisha batuta me aleatin: Jepa Edi Ramës o burrë, se u çmend pas tyre

Kryeministri i vendit, Edi Rama ironizoi disa ditë më parë koalicionin opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
Duke folur në lidhje me listat e PS për zgjedhjet e 11 majit, ai u shpreh se në listat e mbyllura do të përfshihen të rinj e të reja, gra, ndërsa në listat e hapura ku do të garojnë për mandatet në Kuvend, do të jenë burrat me eksperiencë.
Rama, duke u ndalur te koalicioni opozitar, pjesë e të cilit do të jenë 26 parti, mes tyre dhe Partia Kombëtare Konservatore Albania, përfaqësuar nga Kryetari Kujtim Gjuzi, tha se e vetmja gjë madhëshrote në këtë koalicion janë mustaqet e Gjuzit.
“Kanë grumbulluar të gjitha rraqet mashkul lore të Shqipërisë dhe në emër të një madhështie që Zoti e di ku është se gjëja më madhështore që shoh në atë anë janë mustaqet e kujtim Gjuzit, shikoni mustaqet e tij dhe aty keni kartëvizitën e madhështisë së asaj bauleje me rraqe”,tha Rama.
Kreytari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të koalicionit ditën e sotme, i ka kthyer përgjigje Ramës.
“Çfarë paraqet pala tjetër. Paraqet hardhucë, paraqet zhapikë, paraqet bretkosa, zhaba dhe së fundmi i ka ngelur në gojë “Ku je Kujtim? Jepja ato mustaqe, ose bëj diçka se çmendet pas mustaqeve të tua o burr. Ku e kam Kujtimin? Ti Kujtim, se unë e ti dhe e njohim atë nga ana psikologjike, ja di arsyet, por tjetër punë ajo. Nuk është çështje e kësaj mbledhje”, tha Berisha./vizionplus.tv
https://youtube.com/shorts/oHiDdfyWa4E