E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muzeu i Apolonise Si do te funksionoje pas 20 vjetesh

Instituti i Monumenteve te Kultures ka hartuar nje projekt qe ka marre edhe miratimin e zyres se UNESCO-s. Nuk do te kete ndryshime rrenjesore ne godine nderkohe qe muzeu do te jete nje variant i avancuar i muzeut te Butrintit. Mbetet e diskutueshme nese bileta per turistet do te kete nje vlere te shtuar

Premtimi se muzeu arkeologjik i Apolonise do te rihapet pas 20 vjetesh shtoi entuziazmin ne radhet e specialisteve te trashegimise. Si do te organizohet Cfare do te ekspozohet Olsi Lafe drejtor i Drejtorise se Trashegimise ne Ministrine e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve thote se eshte miratuar nje projekt perfundimtar qe pret vecse fazen e celjes se punimeve. Sipas Lafes projekti nuk do te beje ndryshime rrenjesore ne muzeun e meparshem por do te siguroje nivele bashkekohore. Permbajtja e tij do te plotesohet me objektet qe 20 vjet me pare u shperngulen ne Institutin e Arkeologjise ku ruhen edhe sot por ende nuk eshte gati nje liste perfundimtare. Afatet e mbarimit mbeten ende te paqarta por Lafe thote se rezultati do te jete i kenaqshem.

Nga Apolonia ministri Xhaferaj deklaroi se ne shtator do te fillonin punimet per rikonstruksionin e muzeut arkeologjik te Apolonise. Ne cfare faze eshte projekti

Eumlshte pergatitur dhe eshte miratuar nje projekt per rihapjen e muzeut arkeologjik ne Apoloni i cili ndodhet ne katin e dyte te Manastirit te Shen Merise ne po te njejtin vend ku ka qene muzeu i hapur ne vitin 1986 dhe i mbyllur ne vitet lsquo90 ne kohen e nderrimit te regjimeve. Projekti i pergatitur nga Instituti i Monumenteve te Kultures i diskutuar disa here me perfaqesuesit e UNESCO-s ne Tirane eshte konfirmuar dhe pritet bashkepunimi me PNUD-in qe do te bejne te mundur financimin per rikonstruksionin. Te mos harrojme qe disa vite me pare me financim te buxhetit te shtetit kjo pjese e godines ku do te filloje te funksionoje muzeu ka marre fonde per restaurimin e vet. Jane bere nderhyrje te meparshme ne cati ne mure por per te hapur nje muze ka nevoje per pajisje te metejshme me sisteme te ndricimit sinjalistikes te brendshme stemave moderne te sistemit te sigurise etj. Apolonia eshte nje park i rendesishem po aq sa Butrinti me nje vizitueshmeri mbi 25 mije turiste per kete vit nje shifer qe rritet nga viti ne vit e prandaj eshte menduar per nje muze qe ti pergjigjet standardeve.

Ky muze qendron i mbyllur prej 20 vjetesh. A eshte menduar per objektet qe do te ekspozohen ne te

Vet projekti parashikon risjelljen pas 20 vjetesh te te gjitha objekteve qe jane zhvendosur nga ky qytet antik ne fillim te viteve 1990 drejt Tiranes. Atekohe ka qene vete zoti Neritan Ceka drejtori i Institutit te Arkeologjise qe urdheroi zhvendosjen e ketyre objekteve per arsye sigurie. Nje pjese e vogel e tyre ndodhen ne vet qytetin e Apolonise. Kthimi i tyre vendosja ne stendat perkatese dhe hapja e muzeut do te sjelle plotesimin e itinerarit ne Apoloni. Sot mund te vizitosh qendren antike manastirin akropolin nimfeun teatrin por mungojne objektet e vogla te levizshme qe kane dale nga germimet shumevjecare perfshire dhe objektet e gjetura se fundmi qe pasurojne akoma me shume vizionin e nje vizitori. Specialistet kane ne dore listen e objekteve te zhvendosura dikur po pergatiten pasaportat dixhitale te tyre me gjithe informacionin perkates. Ne kete menyre do te pergatiten edhe tabelat pershkruese ne gjuhen shqipe dhe angleze por eshte duke u menduar edhe per nje gjuhe te trete qe ndoshta do te jete frengjishtja.

Do te rikthehen te gjitha objektet qe ndodhen sot ne Institutin e Arkeologjise

Eumlshte e pamundur te thuhet ne kete moment sepse duhet te nise zbatimi i projektit te behet e ditur siperfaqja e stendave dhe menyra e ekspozimit e pastaj do vendoset mbi listen perfundimtare. Vetem javet e fundit dolen tri objekte te reja. Kjo e shton listen por sigurisht qe nje muze mund te mbaje vetem nje sasi te caktuar objektesh gje qe do te thote se nga lista e dikurshme mund te hiqen lehtesisht disa objekte dhe te vendosen ato qe jane zbuluar vitet e fundit. Ajo cka vendoset sot ne muze nuk do te thote qe nuk ndryshon pas nje ose dy vjetesh.

Ne cfare gjendje ruhen objektet e shperngulura nga Apolonia 20 vjet me pare

Te gjitha keto objekte jane prane Institutit Arkeologjik te cilet kane marre masat dhe kane krijuar kushtet per ruajtjen e tyre. Eumlshte pergjegjesia e institucionit perkates qe ka bere germimin studimin dikur edhe ekspozimin dhe tani i ka ne ruajtje. Ne momentin qe ky fond do te kaloje ne varesi te ministrise do te kaloje me te gjitha kushtet. Dorezimi do te behet ne zyrat e Parkut Arkeologjik hap pas hapi.

Tashme eshte percaktuar imazhi qe do te kete muzeu i rihapur i Apolonise. Mbi cmodele eshte punuar

Jane marre modele muzesh nga vende te tjera te botes duke u respektuar autenticiteti lloji i godines dhe tradita. Nuk do te kete ndryshime radikale nga muzeu i meparshem. Eumlshte nje mjedis relativisht i vogel dhe nuk ka pse te kete nderhyrje te larta. Nje pjese e stendave do te jene te te njejtit model si me pare pervec faktit qe materiali do te kete standardet bashkekohore. Do te perdoret kryesisht xhami pasi dukshmeria e objekteve eshte kryesore. Do te jete nje muze transparent po aq sa ai i Butrintit. Kjo eksperience e vitit 2005 do te perseritet ne shkalle me te madhe dhe do te jete nje bashkepunim mes Ministrise se Kultures dhe Institutit Arkeologjik specialistet e te cilit kane nisur te punojne qe heret per pergatitjen e permbajtjes se muzeut. Hapesira do te shfrytezohet qe te levizet lirshem por duke respektuar edhe standardet e konfirmuara nga Keshilli Nderkombetar i Muzeve. Jane ndjekur parimet me te fundit per te bere te mundur qe kjo ndertese mesjetare te ripershtatet per muze e ti shtoje vlerat qytetit antik.

Punimet per rikonstruksionin duhet te fillonin ne shtator. Cfare e pengon realizimin e tyre

Pritet shpallja e procedurave per fillimin e rikonstruksionit fizik te hapesires muzeore qe shkon paralelisht me punen qe do te behet ne zyre me listat e objekteve. Specialistet nderkohe do percaktojne cilat do te jene me te pershtatshme per tu terhequr pastruar e emertuar dhe per tu vendosur ne stenda sipas projektit te zbatimit. Pas rehabilitimit fizik te godines do te nise puna e arkeologeve brenda godines per sistemimin e objekteve. Eumlshte nje proces i ngadalte por qe do kete rezultatin kur rikonstruksioni perfundon.

Deri me tani turistet e kane vizituar Parkun Arkeologjik te Apolonise me nje bilete qe nuk perfshinte muzeun. Do te kete nje vlere te shtuar te saj pasi muzeu te jete funksional

Mund te kete nje vlere te shtuar por keto do te mbeten ne varesi te propozimeve te Zyres se Administrimit dhe Koordinimit te parkut te cileve u leme mundesine te testojne tregun modelet nderkombetare dhe te propozojne format me te mira qe mund te funksionojne ne territorin shqiptar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›