Nje jete i lidhur me pranga
Agron Kalaja njeri prej rebeleve te burgut te Spacit
I perket formules se njohur te denimeve komuniste nje familje e pasur me te arratisur dhe kunder regjimit. Si shume te burgosur te tjere politike shqiptare por te vertete ama. I tille mes te shumteve edhe 68-vjecari Agron Kalaja qe me 20 vite burg politik ne historine e jetes se tij pret qe keto dite te dekorohet nga Presidenti i Republikes Bamir Topi i propozuar me nderim nga bashkevuajtes te tjere.
Zanafilla
I ati ishte dyqanxhiu i ushqimores se fshatit Zemblak ne Devoll i cili jo pasuri te medha por kishte pese leke me shume se te tjeret sic thote Agroni. Ne fakt kishte 13 ha toke dhe 110 cope napolona floriri te dokumentuara dhe sot ne castin kur ia behu pushteti popullor dhe gjithcka iu sekuestrua prej komunisteve te rinj.
Kishte qene legalist ballist por kishte ndihmuar gjate luftes me ushqime pa dallim edhe komunistet. Ne vitin 1951 kur i kerkuan te bashkohej me kooperativen ai dhe disa te tjere nuk e pelqyen kete ide ose me sakte nuk e deshen.
Por vetem sepse nuk deshen te martoheshin me hir apo me pahir me kooperativen nisi dhe u rrokullis duke marre cgjente perpara orteku i te gjitha vuajtjeve deri aty ku nuk mbante me.
Me shume gjase u sajua nje zjarr ne fshat per te akuzuar babain e Agronit Avdyl Kalane se ai dhe disa kundershtare te tjere te kooperatives ishin ata qe e dogjen. Ne fakt as qe mund te imagjinohej ta kishte bere babai. Ishte vetem nje sajese e Sigurimit te Shtetit. Nena na tregonte qe babane e arrestuan duke fjetur gjume madje.
Dhe ne ate periudhe denuan dhjete veta babain dhe nje tjeter i varen ne litar te tjeret me shume vite burg kujton duke deshmuar Agroni. Dhe jo vetem i ati por edhe halla xhaxhai edhe pse vetem nga 18 vjec u arrestuan edhe ata si armiq te popullit per te vuajtur nga 15-20 vjet burg. Ndersa kush mbeti dhe mundi nga familja u arratis.
Por bashkeshortja dhe femijet e babait te varur domethene bashke me Agronin asokohe 7 vjec u internuan ne Grabian te Lushnjes. E nga mund ta doja une ate regjim qe me masakroi babain dhe gjithe familjen qe me mori gjithe pasurine thote Agroni. E kete mungese dashurie sa nga mosha prej adoleshenti sa nga karakteri dhe ngacmimet reale e shprehte me fjale. Edhe ne trakte ne kete rast antikomuniste.
Kam hedhur trakte nga te mundja. Kam shkruar ne to qe Shqiperia eshte nje kopesht zoologjik i thurur me tela me gjemba nga ku nuk dalin dot as zogjte se kooperativistet marrin 20 leke per dite pune por nese ka prodhim i marrin dhe aq leke. Por ajo qe e rendoi me shume ne denimin e mepasshem do te ishte pergojimi i numrit nje vete Enver Hoxhes.
Pata thene se kur studionte ne France e perjashtuan nga universiteti sepse ishte homoseksual dhe me pseudonimin Marjana. Kete e dija nga te internuar qe kishin qene ne nje shkolle me te dhe ngaqe me donin e kishin besim tek une hapeshin.
Dhe une i mbrojta duke mos i treguar ne gjyq kujton Agroni. Provoi edhe te arratisej drejt Greqise me nje shok tjeter korcar ashtu si xhaxhallaret qe u arratisen ne Gjermani SHBA Kanada. Por nuk pati fat si ata u kap nga rojet e kufirit. Dhe me gjithe ato akuza mbi shpine edhe pse vetem 18 vjec Agron Kalaja u denua me pushkatim si Armik i Popullit.
Ate periudhe jetoja ne nje biruce i lidhur kembe e duar qe me zgjidheshin vetem kur shkoja ne banjo. Me kokore ne koke qe mos perplasja koken ne mur per te vrare veten. Haja ne dite vetem 600 gr buke dhe nje garuzhde supe te gatuar keq.
Nga 80 kg perpara se te arrestohesha u katandisa ndoshta 40 kg njeri. Ne pritje te dites kur do te me merrnin dhe ekzekutonin sic benin me shume te tjere qe sot nuk iu dihen eshtrat ku i kane.
Kur krejt papritur ne Lushnje kalon Kadri Hazbiu dhe pasi e kishte degjuar emrin tim qe ishte bere terkuze behet kurioz qe te shohe se kush ishte ky Agron Kalaja rendit ne kujtese Agroni.
Dhe Kadriu Hazbiu pa ashtu te lidhur kembe e duar e pa fuqi nje adoleshent te parritur e menjehere iu hakerrye rojeve Ama ky qenka Agron Kalaja Kete kalama e paskeni bere problem kaq te madh ju Zgjidheni- i urdheroi ashper ata. Dhe pas kesaj Agronit jo krejt pa fat iu fal jeta.
E nga njezet e pese vjet denimi iu ul ne njezet vjet. Njezet vjet me shume se katermbedhjete vitet e Kontit te Monte Kristos e poshte dritareve te Burgut te Spacit apo Burrelit nuk kishte as ndonje det nga ku mund te sajohej nje arratisje e mundshme...
Qiell pertej mureve me hekura
Mori fund ankthi i vdekjes iu shpetua jeta por ama ajo nisi ti nxihej. Nisen ta sulmojne vuajtjet qe buronin nga vendi te cilit i perkiste burgu ose me sakte ferri i tokes sic e ndjen se ishte.
E lipsej nje shpirt dhe trup i forte per te duruar goditjet e tij pambarimisht kequshqyerje injeksione per ti cmendur dikujt i prisnin edhe gjuhen me thike vetmi dhe izolim i vetekuptueshem ku endrra me e madhe ishte vetem te dilej nje ore e me pare nga aty. Por iu duhej ta harronin matjen e oreve ne vitet e gjata te nje pakti te detyruar qe kishin bere tronditshem me qeline.
Por sa me shume na keqtrajtonin aq me shume shtohej urrejtja dhe aq me fisnike beheshim ne shpirt thote Agroni. Si pa veshe e pa sy nuk shihnin dhe degjonin as gazeta radio apo televizor.
Lajmet i merrnin vesh ashtu nga levizjet e policeve si te ishin minj eksperimentale te cileve iu verehet me padurim reagimi. Hajt leviz Shpejt Perjashta. Kur kulmonin te bertitura te tilla domethene dicka me rendesi kishte ndodhur.
Por me shume ata jetonin me endrrat e se ardhmes dhe te shkuaren kjo me moderne se e tashmja sepse percillej nepermjet leximit te gjigandeve boterore te mendimit dhe ndjenjave. Librave iu vinim kopertinat e veprave te Enver Hoxhes por ne fakt brenda ishin Dante Fishta Bodler Rembo...Policet nuk merrnin vesh dhe ne kemi lexuar me qindra mijera libra ne burg qe na i paten lene figurat e medha te kombit qe paten fatin tone thote Agroni.
Ne Revolten e Spacit ai dha pika gjaku duke shpuar gishtat me gjilpere per te lyer bezen e bardhe qe u pikturua nga te burgosurit si flamur kombetar por pa yllin komunist. Shqiponjen Agroni kujton qe e vizatoi Mersin Vlashi piktori qe beri 33 vjet burg dhe ka vdekur vetem para pak mujash ne varferi i pakujtuar nga askush dhe me tre femije me te meta mendore tanime te mbetur jetime.
E ndersa vitet pasonin njeri-tjetrin dhe jeta jashte burgut ishte nje molle e ndalueme te cilen nuk e besonte dot se mund ta prekte edhe ai ne fakt edhe pse e larget erdhi dita per te trokitur hyre dhe per tu bere edhe Agron Kalaja banor i saj. E dija qe nuk do te me priste liria qe doja por me mire se sa burgu do te ishte sigurisht krahason Agroni.
Diten e fundit te burgut perpara se te dilte brenda jorganit me te cilin flinte fshehu prangat miket e tij te vjetra torturuese. E kerkoi jorganin me pretekstin se nuk kishte me cfare te flinte dhe i ruan edhe sot. Ashtu sikurse ruhen reliket e gezimit ai ka ruajtur dhe ato te vuajtjes se tij.
Sa te urryeshme aq edhe bashkeshoqeruese te pafajshme. Dhe i vetem dhe me prangat ne torbe u nis i coroditur ne kerkim te nje jete ndryshe. Jeta e re do te ishte sigurisht ne internim aty ku e priste dhe cfare kishte mbetur nga familja e sakatuar dhe te tjera andralla. Ishte viti 1988 dhe ende nuk kishte rene komunizmi por gjithsesi tani po i afrohej nje bote pak me bujare.
Grua dashuri dhe familje pas njezet vjetesh
Kur dola nga burgu isha i pamesuar dhe grate me dukeshin si aliene si te ardhura nga tjeter planet apo dhe si pula te vogla thote kur kujton momentin e pare te kontaktit me nuk pati pare asnje grua me sy.
Nuk ishte as Konti i Monte Kristos qe te kishte lene nje dashuri pertej hekurave dhe te jetonte me kujtimet dhe endrrat se po e priste besnike. Ishte burgosur 18 vjec ndaj Agroni thjesht enderronte dhe helmin e embelsonte pikerisht me endrrat por nga ana tjeter trupi dhe shpirti numeronin castet e cunguara dhimbshem. Ne jetonim vetem me endrra me histori librash me sikur se ishallah kur te dal... Agroni sot nga rinia e tij ruan vetem nje foto te vetme.
E shkeputen nga jeta si gjithe te tjeret pa pasur mundesi te koleksiononte foto dhe ne burg as qe konfigurohej ndonje veshtrim buzeqeshje apo qullufe e bukur mbi sy perpara aparatit.
Gjurmet e kohes rrjedhese fiksoheshin vetem ne kujtese. Ne foton e vetme deshmi qe ka te rinise se tij zbulon nje djalosh tek i cili shperthen energjia dhe bukuria jo e zakonte e nje djali me trup dhe profesion sportist nje fytyre e bukur mashkullore dhe veshje trandy per kohen.
Por dhe kur doli nga burgu ishte nje burre i pashem pavaresisht rudhave te vuajtjes. E prezantuan me nje vajze me te cilen ngjante edhe ne vuajtje.
Edhe ajo jetonte ne internim. E ne kete pike qe nuk ishte pak ata do te kuptoheshin deri diku. Por prape nuk ishte e lehte bota e tij me timen. Une isha shtatembedhjete vjece kur u martova ai dyzet.
Dhe vitet e para ishin te veshtira - thote Zhaneta bashkeshortja e Agronit - Ai ishte i ndrojtur se si i dukesha kishte momente qe rrinte i vetmuar i menduar dhe nuk doje ti flisje sikur te ishte ne vetmine e burgut. Une qaja dhe me dukej sikur e merzisja une.
Por ishte kunata ime ajo qe me qendronte afer Mos ia ver re se ka vuajtur me thoshte ndersa Agronin e qortonte me Ajo eshte femije. Perpiqu ta kuptosh. Ndersa mbremjeve me recitonte permendesh pjese-pjese romanesh dalengadale sikur te jetonte ne boten e romanit.
Ne kete menyre rodhen 4 vitet e para ne te cilat shtepia iu dukej edhe bosh por kur lindi vajza Agroni lindi dhe nje here. I rrinte te koka dhe qante nga gezimi. Kur lindi djali ndau llokume nga gezimi te ish-Shtepia e Partise ku qendruan 5 vjet. Hyri brenda ne burg nuk dihej a do te jetonte por erdhi nje dite qe u be baba e tani edhe gjysh dhe Zoti ia shperbleu vuajtjet - thote Zhaneta.
I ati u var si armik i popullit
Familjaret vuajten nga 15-20 vjet burg
Ishte 7 vjec kur u internua ne Grabian te Lushnjes
Kur u burgos ishte 18 vjec
Beri 20 vite burg
Doli nga burgu ne 1983