E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtaraket Si na uli qeveria pensionet

TIRAN- Kuvendi shtyu miratimin e Aktit Normativ te qeverise per pensionet suplementare te ushtarakeve duke e lene ate per ne mbledhjen e fundit te ketij viti diten e enjte. Pikerisht ne kete dite ushtaraket kane vendosur te dalin ne proteste para godines se Kuvendit duke kerkuar anulimin e ketij akti i cili sipas tyre cenon rende interesat e tyre financiare.


Akti Normativ parashikon perllogaritjen e pensioneve duke zbritur nga paga referuese te gjitha detyrimet sic jane Sigurimet Shoqerore Shendetesore si dhe tatimi mbi te ardhurat. Pra paga mbi te cilen do te perllogaritet pensioni eshte paga neto. Per sa i perket kategorive te parashikuara ne ligj Akti Parashikon nje rritje te mases se kontributeve suplementare deri ne 5 per qind.


Ne lidhje me kete Zoi Kote Sekretari i Pergjithshem i Shoqates shpjegoi dje ndikimin e Aktit Normativ tek ushtaraket dhe subjekteve te tjere te tij sic jane punonjesit e Policise ata te gardes forcat zjarrfikese si dhe punonjesit e Sherbimit Informativ Shteteror.


Per te pare uljen e metejshme te perfitimeve dhe vazhdimin e diskriminimit tek ky Akt Normativ mjafton te citojme piken c te nenit 1 ku thuhet Paga mesatare referuese neto eshte paga e barabarte me pagen mesatare referuese pasi i zbritet shuma e kontributit te sigurimit shoqeror shendetesor tatimi mbi te ardhurat si dhe kontributet suplementare - shprehet Kote.


Duke iu referuar Aktit Normativ ai shpjegon se gjate perllogaritjes fillimisht do te zbritet 11.6 per qind e pages si sigurime shoqerore 10 per qind te tjera per sigurimet shendetesore 10 per qind si tatim mbi te ardhurat si dhe 5 per qind per shkak te kontributeve suplementare. Ne total nga paga do te zbritet masa prej 37 per qind e totalit ndersa pensioni do te perllogaritet mbi masen 63 per qind te saj.


Ne jemi gati te negociojme me Qeverine dhe kete e kemi shprehur me shume se nje here zyrtarisht e publikisht i ofrojme asaj rruge e menyra per ti zgjidhur problemet e pensioneve per gjithe ushtaraket po kurre per te cenuar sadopak interesat e tyre te fituara me ligj - vijon Sekretari i Pergjithshem i Shoqates se Ushtarakeve ne Rezerve.


Ne kundershtim me pretendimet e ushtarakeve Ministria e Financave shpjegoi disa dite me pare arsyen e miratimit te ketij Akti Normativ duke theksuar se keta te fundit jane shtresa qe merr pensionet me te larta ne vend.


Sipas Financave shuma qe buxheti i shtetit shpenzon per pensionet e parakohshme te ushtarakeve eshte shume here me e madhe se sa fondi per pensionet e pensionisteve te fshatit. Madje Ministria theksoi se pensionet suplementare nuk jane nje kontribut i paguar nga te punesuarit por eshte nje fond qe del nga Buxheti i shtetit per trajtimin preferencial te ushtarakeve qe perfitojne pension te parakohshem.


Akti Normativ i qeverise ishte parashikuar te miratohej ne seancen e dites se enjte te javes se shkuar por votimi i tij u hoq nga rendi i dites me kerkese te kreut te Komisionit te Ekonomise Edmond Spaho me arsyetimin se nuk kishte perfunduar shqyrtimi i tij. Kjo ngjalli debate ne Kuvend pasi opozita akuzoi maxhorancen se terhoqi votimin e aktit ne momentin e fundit pasi nuk kishte te sigurta votat per ta miratuar.


Krahas opozites qe kishte deklaruar voten kunder Partia Demokratike i trembej nje vote kunder aktit te aleates qeverisese LSI-se. Per shkak se numrat jane shume te brishte ne Kuvend nje vote kunder e LSI-se do ta rrezonte Aktin Normativ.


Sa ulet pagesa per nje ushtarak te dale ne pension ne ditet e sotme dhe atij te dale ne pension para 1992

Ulja e pensioneve rastet konkrete


TIRAN- Perllogaritja e pensioneve suplementare te ushtarakeve ashtu sic parashikohet ne Aktin Normativ do te zbriste ne minimum perfitimet e ketyre te fundit. Te pakten keshtu pretendon Shoqata e Ushtarakeve ne Rezerve.


Sipas perllogaritjeve te bera nga Sekretari i Pergjithshem i saj nje toger qe ka sherbyer 20 vjet i takon te marre nje pension te parakohshem ne vleren e 10 600 lekeve ne muaj nje kapiten qe ka sherbyer 25 vjet perfiton 14 000 leke ne muaj ndersa nje kolonel qe ka sherbyer 30 vjet perfiton 22 000 leke. Keto llogari behen per ushtaraket qe jane akoma ne sherbim dhe deri diku rrogat i kane ne nivel te mire.


Po te bejme llogarite per ushtaraket qe kane dale tashme ne rezerve lirim e pension perfitimet jane teper me te uleta sepse para vitit 2005 rrogat si pasoje dhe pagat referuese kane qene te uleta - shprehet Kote. Madje sipas tij edhe ushtaraket e dale ne reforme pas vitit 1992 marrin nje pension minimal pleqerie me vlere 10 600 leke ne muaj kur kane mbushur 35 vjet pune.


Per te nderprere kete diskriminim te Qeverise u kerkojme deputeteve te Parlamentit qe te tregohen realiste dhe te votojne kunder miratimit te Aktit Normativ- vijon ai.


Krahas ndryshimit te modulit te perllogaritjes se mases se pensionit Akti normativ parashikon edhe shlyerjen me keste te perfitimeve te ushtarakeve nese vlera parashikon shumen e parashikuar ne buxhetin e shtetit.


Ne cdo rast kur masa e perfitimeve te ushtarakeve policeve punonjesve te gardes etj. kalon shumen e parashikuar ne buxhet per kete kategori ata do ti marrin parate me keste. Ne kete menyre ekzekutivi i minimizon ndikimin e menjehershem te fondit te pensioneve suplementare ne buxhet duke e shtrire ate ne kohe.


Akti normativ bllokoi dhenien e pensioneve


Miratimi i Aktit Normativ per pensionet bllokoi ne mes punen e Institutit te Sigurimeve Shoqerore specialistet e te cilit kishin nisur tashme perllogaritjen e mases se perfitimit per secilin aplikues konform percaktimeve te Gjykates Kushtetuese per kete ceshtje. ISSH kishte filluar publikimin e listave me emrat e aplikuesve ndersa menjehere pas Aktit Normativ kjo praktike u nderpre.


Pas aplikimit ISSH e dergon listen tek ministrite pergjegjese sic eshte ajo e Mbrojtjes per ushtaraket Ministria e Brendshme per Policet etj. te cilat duhet ti miratojne. E megjithate mesohet se lista nuk eshte kthyer mbrapsht duke bllokuar keshtu te gjithe procesin.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›