Lezhe plagoset punonjesi i policise
Një punonjës i policisë kumunare të Dajçit në Lezhë është plagosur me armë zjarri rreth orës 3 të ditës së sotme. Engjell Marku 43 vjec është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar teksa i ishte drejtuar shtëpisë së tij. Policia nuk ka bërë të ditur nëse ngjarja ka lidhje me detyrën e Markut si punonjës i policisë komunare, ndërsa po hetohet për këtë ngjarje. I plagosuri është dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranës ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Për këtë ngjarje policia ka shoqëruar disa persona të dyshuar se mund të kenë dijeni me ngjarjen ose që kanë qenë në shoqëri gjatë orëve të natës me punonjësin e policisë.