Fluksi i udhëtarëve, shtohen edhe 5 tragete në Durrës

Ndërkohë, gjatë mëngjesin, të paktën 4500 persona kanë hyrë në port nga pesë tragete. Janë rreth 30 sportele në këtë port që funksionojnë këto ditë për të përballur fluksin e madh të emigrantëve që kthehen në vend për sezonin veror.
Sipas burimeve zyrtare nga drejtoria e portit, sot rreth orës 21.00 pritet të mbërrijnë në Durrës edhe tre tragete të tjerë me udhëtarë, duke e çuar në 8 numrin e përgjithshëm të mjeteve të mëdha lundruese që vijnë brenda ditës nga Bari në Durrës.
Burimet thanë se të pesë tragetet do të nisen në ora 12.00 drejt Barit (Itali) për të mundësuar në mesnatë transportin drejt vendit tonë të qindra bashkatdhetarëve të tjerë, me punë dhe banim në Evropën Perëndimore, të cilët kanë pronotuar lundrimin me traget. Deri në mesin e muajit shtator çdo fundjavë në portin e Durrësit dhe atë të Barit do të ketë 4-5 tragete shtesë në ditë, duke mundësuar lëvizjen normale të udhëtarëve që kanë vendosur t'i kalojnë pushimet e verës në vendin tonë. Gjatë periudhës korrik-shtator të vitit të kaluar nëpërmjet portit të Durrësit kanë lëvizur me tragete mbi 400 mijë udhëtarë. /Start/
2012-07-21 11:52