Klinton:Rezolutat, jo të duhurat për Lindjen e Mesme

Presidenti amerikan Barak Obama ka biseduar me udhëheqësin e Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas lidhur me procesin e paqes në Lindjen e Mesme, në kohën kur trazirat kanë përfshirë shumë vende arabe.
Lajmi u bë i ditur nga Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton.
Klinton ka theksuar se rezolutat e Këshillit të Sigurimit "nuk janë mjeti i duhur" për të ecur përpara drejt zgjidhjes me dy shtete në konfliktin izrealito-palestinez.