Sekuestrohen 71 kg mariuanë në Tepelenë, në kërkim autorët

Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare pranë policisë lokale, sipas të cilëve lënda lënda narkotike është blerë të dielën në Lazarat dhe po transportohej për në qytetin e Fierit nga katër persona, kur këta të fundit, për t’ju shmangur postbllokut të Policisë, në afërsi të Ujit të Ftohtë të Tepelënës, kanë devijuar rrugën dhe kanë kaluar në një rrugë dytësore, nga ana e sipërme e vendit ku patrullonte Policia.
Pasi janë zbuluar nga uniformat blu, poseduesit e drogës kanë hedhur çantat me lëndën narkotike dhe duke përfituar nga errësira, janë larguar nëpër pyll, ndonëse nuk kanë mundur t’i shpëtojnë identifikimit të Policisë.
2012-07-29 14:29