E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhen përgjimet: Duam goca për në Angli

Drejtoria e Policisë Tiranë

Arben Hida dyshohet veç për falsifikim. Nuk u provua trafikimi

Zbardhen përgjimet e bisedave të një të dyshuari për trafik klandestinësh përmes dokumenteve të falsifikuara me një agjent të infiltruar të Policisë. Paraditen e 26 qershorit, Arben Hida nuk e ka menduar se po fliste me një agjent në mbulim kur i thoshte Duan goca për andej në Angli. Të njëjtit klient Hida i ka shitur një leje drejtimi automjeti shqiptare, një ndërkombëtare dhe një pasaportë greke, të falsifikuara. Hida u arrestua më 5 korrik, pasi gjykata pati caktuar ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg. Prangosja e tij u realizua pas disa muajsh hetime, ku ishin përdorur edhe metodat speciale të veprimeve stimuluese dhe përgjimeve ambientale. Në përfundim të hetimeve, prokuroria i kërkoi gjykatës lënien në qeli të Hidës vetëm për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve, pasi deri atëherë nuk ishte provuar akuza e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve. Në vendimin e gjykatës për caktimin e masës së sigurisë ndaj Hidës, zbardhen episodet kur agjenti i infiltruar ka porositur dokumentet e falsifikuara, si edhe bisedat mes të dyve. Fillimisht i dyshuari njihej nga hetuesit si Arben Çangu. Më pas, hetimet kanë zbardhur se mbiemri i tij ishte Hida. Në vijim zbardhen disa nga episodet, referuar vendimit të gjykatës.

(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten Panorama ne numrin e sotëm të versionit print).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›