E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen aksionet e kompanive te krijuara nga djali i Prudentinos



Prokuroria e Vlores ka urdheruar bllokimin e te gjitha aksioneve edhe ato te shitura pas arrestimit te Albino Prudentinos
Akuza po vazhdon hetimet dhe kontrollet per zbardhjen e kompanive te Anxhelo Prudentinos ne Shqiperi

Artan CENA
TIRANE - Shitja e menjehershme e aksioneve te zoteruara nga djali i Albino Prudentinos ne disa kompani ne Shqiperi nuk e ka ndaluar Prokurorine qe te firmose sekuestrimin e tyre. Eshte Prokuroria e Pergjithshme qe ka bere te ditur se ka vendosur bllokimin e aksioneve te Anxhelo Prudentinos ne kompanite qe i ka dhe ne ato kompani qe ka pasur dhe i ka shitur. Sekuestrimet jane bere ne vijim te hetimeve pas arrestimit te Albino Prudentinos i akuzuar nga Drejtesia si nje prej mafiozeve ne Itali. Pikerisht per kete shkak Prokuroria shqiptare ka sekuestruar edhe pasurite e te birit. Urdhri i sekuestrimit ka ardhur nga Prokuroria e Vlores e cila eshte duke u marre me dosjen e hetimit te Albino Prudentinos.
SEKUESTRIMET
Burime zyrtare nga Prokuroria e Pergjithshme bene te ditur gjate dites se djeshme se urdhri per sekuestrimet eshte dhene nga Prokuroria e Vlores. Eshte ky institucion qe ka vendosur te sekuestroje aksionet e Anxhelo Prudentinos konkretisht ndaj shoqerise anonime Betting System Albania dhe Bet Plus. Edhe pse keto aksione jane shitur pas arrestimit te babait te tij Prokuroria ka deklaruar se do ti sekuestroje pavaresisht se nuk jane ne emer te tij. Gjithashtu ne zbatim te ligjit Per parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar trafikimit nepermjet masave parandaluese kunder pasurise Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda mbi bazen e kerkesave te drejtuara nga Prokuroria per Krimet e Renda ka vendosur sekuestrimin ndaj shoqerive tregtare Cassino Italia Betting System Albania dhe Bet Plus - thane burime zyrtare nga kjo prokurori. Albino Prudentino u arrestua pak dite me pare ne nje nga lokalet ne pronesi te tij ne zonen e Ujit te Ftohte ne Vlore. Arrestimi i 59-vjecarit lindur ne Ostuni Brindisi eshte kryer ne kuader te nje operacioni te gjere nderkombetar te emertuar Calipso per venien para drejtesise te pjesetareve te organizates me karakter mafioz Sacra Corona Unita.
HETIMET
Prokuroria e Pergjithshme ka bere te ditur se eshte duke punuar me intensitet per grumbullimin e provave te metejshme ndaj personave te perfshire ne veprimtari te pastrimit te vepres penale si dhe per identifikimin dhe sekuestrimin e te gjitha pasurive te disponuara nga personat nen hetim. Sic eshte bere e ditur kontrollet dhe bllokimet e pasurive jane duke u bere ne baze te ligjit Antimafia te miratuar ne vend per sekuestrimin e parave te ardhura nga veprimtari kriminale. Pak dite me pare u sekuestrua lokali ne Vlore Gelateria Piaza Italia pergjate rruges Skele-Uji i Ftohte dhe disa pajisje ne Resort Artur Muza ne komunen Petrele pergjate rruges nacionale Tirane - Elbasan.

Akuzat ndal Albino Prudentinos
Ndaj Albino Prudentinos i cili njihet si njeri prej drejtuesve te organizates kriminale mafioze Sacra Corona Unita Gjykata e Leces me 20 shtator te ketij viti kishte leshuar urdhrin e arrestit per bashkepunim kriminal i tipit mafioz trafik droge si dhe grabitje ne rrethana renduese vepra te parashikuara nga Kodi Penal italian. Sipas Policise italiane Prudentino eshte nje nga figurat e njohura te mafies italiane. Ai njihet per kontrabanden e cigareve dhe kohet e fundit edhe per trafikun e droges ne bashkepunim me rrjete te fuqishme te trafikut jo vetem ne Itali por edhe ne Ballkan.

Cfare eshte Sacra Corona Unita
Sacra Corona Unita eshte organizate mafioze kriminale pulieze e krijuar nga Xhuzepe Rigoli por Antimafia e shkaterroi gjithe strukturen drejtuese. Grupi u rithemelua dhe mundesonte lidhjen nga njera ane ne anen tjeter te Italise per te krijuar korridorin e trafikut i cili niste nga vendet e Ballkanit vendet e ish-Jugosllavise dhe perfundonte drejt Greqise. Albino Prudentino dhe djali i tij Anxhelo rezultojne te kene pasur lidhje edhe me shqiptare ne bizneset e tyre.

Dogjani QKR ndryshoi ne menyre urgjente ortaket e Prudentinos
TIRANE - Deputeti i PS Asllan Dogjani ka folur gjate dites se djeshme ne Kuvend per lidhjet e Ministres se Integrimit. Te gjithe u njohem me faktin se kunati i Ministres se integrimit eshte aksioner me kompanine qe drejtohej nga njeri prej anetareve te organizates Sacara Corona Unita nje nga organizatat me te vjetra te organizimit mafioz e cila aktivitetin dhe fitimin e saj e ka te bazuar tek trafiku i droges prostitucionit kontrabandes mashtrimit. Vetem nje dite pas arrestimit te Prudentinos ne kohen kur prokuroria po behej gati per sekuestrimin e pasurise mesuam se u tjetersua pasuria dhe u bene ndryshimet tek QKR duke u blere aksione te kesaj kompanie nga kunati tjeter. A do te kishte mundesi qe brenda nje dite nje qytetar i thjeshte te bente ndryshime dhe tjetersimin e pasurise tek QKR etj pyeti Dogjani ne fjalen e tij perpara deputeteve.

Pranga te riut u kap me droge prane gjimnazit
ELBASAN - Nje i ri eshte vene ne pranga pasi eshte kapur me droge. Arrestimi eshte bere ne Elbasan gjate dites se djeshme. Burime nga policia lokale thane se efektivet e seksionit Kunder Lendeve Narkotike kane bere te mundur arrestimin ne flagrance te 20-vjecarit Shpetim Kapo banues ne lagjen 5 Maji Elbasan. Venia ne pranga e tij eshte vere pasi ne lagjen 5 Maji ne afersi te shkolles se mesme Mahir Domi pas marrjes se informacionit ne rruge operative ketij personi i eshte bere nje kontroll dhe gjate tij i eshte gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale nje qese farmaceutike me material bimor e cila per nga karakteristikat e saj ngjason me ate te lendes narkotike Canabis sativa me peshe 5 grame.

8 Tetor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›