E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedi ne rruge vdesin 5 persona kater prej tyre me lidhje gjaku



Artan CENA
GJIROKASTER - Tragjedi ne rruget e Gjirokastres. Pese persona kane humbur jeten dhe nje tjeter eshte ne gjendje te rende ne spital. Ky eshte bilanci i nje perplasjeje fatale mes dy makinave e ndodhur vetem nje kilometer larg fshatit Valare Gjirokaster. Dy makina nje Benz 250 dhe nje Mitsubushi fuoristrade jane perplasur tragjikisht ne rruge duke sjelle dhe shume viktima. Aksidenti i rende ka ndodhur rreth ores 1740 te mbremjes se djeshme. Burime zyrtare nga policia lokale thane se jane njoftuar nga nje telefonate ku thuhej se ne aksin rrugor rural Gjirokaster-Lunxheri ne afersi te fshatit Valare ka nje aksident te rende rrugor me pasoja ne njerez. Ne drejtim te vendit te ngjarjes kane shkuar efektivet e njesise rajonale te Qarkullimin Rrugor Gjirokaster si dhe patrullat e pergjithshme te Komisariatit te Gjirokastres.
AKSIDENTI
Ne aksin rrugor rural Gjirokaster-komuna Lunxheri ne afersi te fshatit Valare automjeti tip Mitsubishi Pajero me targa Gj 1710 B qe drejtohej nga Thoma Qendro 29 vjec nga Zagoria ishte duke udhetuar nga Gjirokastra per ne fshatin e tij. Por ne Valare eshte perplasur me automjetin tip Benz me traga Gj 9473 A qe drejtohej nga Mysteak Zhupa 58 vjec nga Gjirokastra i cili po udhetonte nga Lunxheria per ne Gjirokaster. Si pasoje e perplasjes fuoristrada Mitsubishi Pajero ka dale nga rruga dhe eshte rrokullisur duke gjetur vdekjen e menjehershme drejtuesi i saj Thoma Qendro. Ne kete makine udhetonin edhe 4 persona te tjere te cilet kane gjetur vdekjen si pasoje e rrokullisjes. Viktimat jane Froso Qendro rreth 53 vjec nena e shoferit Lida Qendro rreth 40 vjece nusja e kusheririt te pare te shoferit nga Zagoria Zoga Sotiri rreth 83 vjece lindur dhe banuese ne Zagorie dhe Ksenofon Meksi rreth 58 vjec lindur dhe banues ne Zagorie. Drejtuesi i automjetit tip Benz Mysteak Zhupa nuk ka pesuar lendime dhe eshte shoqeruar ne ambientet e policise per hetime.
SHKAKU
Grupi hetimor qe ka mberritur ne vendin e ngjarjes paraprakisht ka konstatuar se automjeti tip Mitsubishi qe drejtohej nga Thoma Qendro si pasoje e shpejtesise se madhe ka humbur kontrollin ka dale nga rruga eshte futur perseri ne rruge ku dhe eshte perplasur me automjetin tip Benz dhe me pas eshte rrokullisur jashte rruge. Por kjo eshte pista paraprake e policise pasi eshte duke u punuar per zbardhjen e plote te shkaqeve te ketij aksidenti te rende. Diten e sotme pritet qe te kete nje raport perfundimtar ne lidhje me kete ngjarje. Dosja me materialet hetimore i ka kaluar Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster per veprime te metejshme.

Bie furgoni kater persona plagosen
TIRANE - Nje aksident automobilistik ka ndodhur gjate oreve te pasdites se djeshme ne periferi te Tiranes. Nje furgon eshte rrezuar nga nje lartesi e konsiderueshme ndersa udhetonte per ne Boville te Eperme. Nga te dhenat e para te policise mesohet se nga aksidenti kane mbetur te plagosur 4 persona te cilet jane derguar me urgjence drejt Spitalit Ushtarak. Nderkaq ne vendngjarje mberriten forca te shumta policie dhe eshte ngritur grupi hetimor per te mesuar me shume rreth shkaqeve te ketij aksidenti.

Makina perplas te miturin shpeton
CERRIK - Nje aksident i rende por pa pasoja per jeten ka ndodhur ne qytetin e Cerrikut. Nje femije 3-vjecar me iniciale D. K. me banim ne Gramsh eshte perplasur nga nje kamion me targa EL 5310 B drejtuar nga Hamdi Krasniqi. Nga informacionet me te fundit behet e ditur se drejtuesi i kamionit eshte shoqeruar per ne komisariat ndersa femija eshte shtruar ne Spitalin e Elbasanit dhe ndodhet ne gjendje me te mire shendetesore.

Shkon per te vjedhur pronari i lokalit vret 25-vjecarin
LEZHE - Pronari i nje lokali eshte vene ne pranga pasi ka vrare nje te ri i cili kishte hyre per te vjedhur. Burime nga Policia e Lezhes ka bere te ditur se eshte arrestuar ne flagrance 32-vjecari Petrit Doda me banim ne kete qytet pasi dyshohet se ai eshte autori i nje vrasjeje te kryer gjate mesnates duke u gdhire dita e djeshme te bar Pizza Park qe eshte ne pronesi te tij. Doda dyshohet per vrasjen e 25-vjecarit Hektor Gjetja me banim ne fshatin Ishull-Lezhe i denuar me pare per vepren penale te armembajtjes pa leje. Nga veprimet e para hetimore dhe procedurale ka rezultuar se ndersa Petrit Doda ka qene duke fjetur ne lokalin e tij i cili ka qene i mbyllur brenda tij ka hyre duke hapur me force deren Hektor Gjetja i cili ne ato caste eshte qelluar me arme gjahu nga i lartpermenduri. 25-vjecari ka marre plage te renda dhe eshte nisur menjehere drejt Spitalit Ushtarak por ai ka humbur jeten. Ne vendin e ngjarjes kane shkuar uniformat blu qe kane ndaluar Doden dhe kane nisur hetimet. Gjate keqyrjes se vendit te ngjarjes ne cilesine e provave uniformat blu kane sekuestruar 1 arme gjahu dhe 1 gezhoje. Po ashtu eshte sekuestruar edhe 1 kacavide e cila i eshte gjetur viktimes gjate dhenies se ndihmes se pare ne Spitalin rajonal te Lezhes.

Zjarri shkrumbon kater autobuse transporti
DURRES - Kater autobuse jane djegur ne nje parking privat. Ngjarja ka ndodhur ne Durres. Burime zyrtare nga policia lokale thane se dy dite me pare rreth ores 0200 ne Manez te parkingu i shtetasit me inicialet A. D. banues ne Manez jane djegur kater automjete te llojit autobus. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur uniformat blu dhe ato zjarrfikese por nuk eshte bere e mundur qe mjetet te shpetoheshin. Nga hetimet e para policia tha se mjetet e djegura jane autobuset tip Man me targa DR 6164 E tip Iveko me targa DR 8218 D te dy prone e qytetarit me inicialet K. T. 55 vjec banues ne Lagjen 8 Durres. Gjithashtu jane djegur dhe autobusi tip Man me targa DR 0921 F prone e shtetasit me inicialet B. H. 41 vjec si dhe mjeti tjeter tip Man me targa DR 4735 E prone e shtetasit me inicialet B. V. te dy banues ne Manez Durres. Nga hetimet policore te deritanishme mendohet se djegia eshte shkaktuar nga nje shkendije elektrike ne baterine e autobusit me targa DR 6164 E. Vazhdon puna per saktesimin e shkaqeve te ngjarjes. Materialet procedurale i kaluan per ndjekje Prokurorise se Rrethit Durres.

Komplikimet vdes ne maternitet 24-vjecarja
KUKES - Nje grua shtatzene ka nderruar jete ne Kukes pas komplikacioneve qe ka pasur. Lajmi eshte bere i ditur nga burime policore qe kane nisur hetimet edhe pse familjaret nuk kane dashur kete gje. 24-vjecarja me inicialet R. I. ka nderruar jete dy dite me pare ne maternitetin e qytetit ku ishte shtruar prej nje jave per te lindur. Ne Kukes ka mberritur dhe nje grup hetimor nga Tirana per te zbardhur shkaqet e vdekjes. Ekspertet ligjore kane shqyrtuar rrethanat se si 24-vjecarja humbi jeten ndersa ishte shtatzene dhe ndodhej ne maternitet per te lindur. Ne fund eshte mesuar se e reja ka nderruar jete si pasoje e nje tromboze ne mushkeri. Sipas burimeve prane maternitetit femija kishte humbur jeten ende pa lindur. Policia dhe Prokuroria e Kukesit thane se nuk ka asnje denoncim nga ana e familjareve. Familjaret e viktimes nuk donin te benin publike vdekjen e se afermes si dhe nuk do bejne kallezim por organet hetimore po e ndjekin kete ceshtje. 24-vjecarja ishte infermiere ne Spitalin e Kukesit.

Bie ne kanalin prane shtepise vdes femija 1 vjec

LEZHE - Nje femije vetem 1 vjec e gjysme ka humbur jeten aksidentalisht ne fshatin Gjader te Lezhes. Ngjarja ka ndodhur mesditen e djeshme kur femija me iniciale A. M. po luante prane shtepise se tij larg vemendjes se familjareve. Mesohet se vogelushi ka rene ne kanalin prane baneses ku si pasoje e nivelit te ujit eshte mbytur. Trupi i pajete eshte gjetur nga gjyshja e tij e cila e shqetesuar se nuk e kishte pare ne oborr ku ndodhej fillimisht ka nisur ta kerkoje derisa e ka gjetur pas gjysme ore brenda ne kanal. Policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Sipas te dhenave te para besohet per nje ngjarje aksidentale.

8 Tetor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›