E Diel, 1 Nëntor 2026

Te ardhurat doganore ne shtator u arketuan 11.71 miliarde leke



Ervin KOCI - Ne muajin Shtator 2010 Administrata Doganore arketoi 11.71 miliarde leke nga 11.04 miliarde te planifikuara duke realizuar planin e te ardhurave ne masen 106 ose me nje tejkalim prej 665 milione leke. Krahasuar me te njejten periudhe nje vit me pare vetem per kete muaj u arketuan 1.3 miliarde leke me teper ose 13 me shume. Sipas te dhenave zyrtare nga Doganat ky institucion arketoi per 9-mujorin e vitit 2010 89.07 miliarde leke nga 87.89 miliarde te planifikuara me nje realizim te planit te te ardhurave ne masen 101.3 ose me nje tejkalim prej 1.2 miliarde leke. Ndersa ne vitin 2009 Doganat arketuan per 9-mujorin 78.14 miliarde leke duke shenuar per kete vit nje rritje absolute prej 10.9 miliarde lekesh ose 14 me shume.

Eksportet
Eksportet shqiptare gjate 9-mujorit te vitit 2010 kane rritje ne sasi e vlere krahasuar me 9 mujorin e vitit 2009. Keshtu gjate 9-mujorit te ketij viti volumi i eksporteve shqiptare shprehur ne sasi ishte 1.694.5 mije ton nga 1094 mije ton te regjistruar me te njejten periudhe te nje viti me pare me nje rritje prej 54.9 me shume. Ndersa si vlere te eksporteve shqiptare gjate 9-mujorit te vitit 2010 eshte realizuar nje volum ne vleren prej 55.9 miliarde lekesh me nje rritje prej 29.6 miliarde leke ose 122.2 me shume krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2009 kur u realizua nje vlere prej 26.3 miliarde leke eksporte. Rieksportet nga perpunimi aktiv gjate 9-mujorit te vitit 2010 kane shenuar gjithashtu rritje ne sasi e vlere krahasuar me 9-mujorin e vitit 2009. Gjate 9-mujorit te vitit 2010 volumi i rieksporteve nga perpunimi aktiv shprehur ne sasi eshte 177.8 mije ton nga 73.2 mije ton te regjistruar me te njejten periudhe te nje viti me pare me nje rritje prej 104.6 mije ton ose 142.8 me shume. Ndersa si vlere te rieksporteve nga perpunimi aktiv gjate 9-mujorit te vitit 2010 eshte realizuar nje volum ne vleren prej 62.7 miliarde lekesh me nje rritje prej 15.1 miliarde leke ose 31.9 me shume krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2009 ku u realizua nje vlere prej 47.6 miliarde leke eksporte.

Krahasimet
Eksportet shqiptare gjate muajit shtator 2010 kane gjithashtu rritje ne sasi e vlere krahasuar me muajin gusht 2009. Gjate muajit Shtator 2010 eshte regjistruar volumi i eksporteve shqiptare shprehur ne sasi ne 241.2 mije ton nga 152.1 mije ton te regjistruar ne te njejten periudhe te nje viti me pare me nje rritje prej 89.2 mije ton ose 58.7 me shume. Si vlere te eksporteve shqiptare gjate muajit shtator 2010 eshte realizuar nje volum ne vleren prej 5.9 miliarde lekesh me nje rritje prej 2 miliarde leke ose 51.7 me shume krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2009 ku u realizua nje vlere prej 3.9 miliarde lekesh eksporte.

Fondi Shqiptaro-Amerikan 140 milione dollare

Krijohet Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit i cili do te fokusohet ne zhvillimin ekonomik dhe social te vendit tone ne nje kontekst joekonomik. Ky fondacion financohet nga Fondi Amerikan i Ndermarrjeve dhe do te kete si fillim nje kapital prej 140 milione dollaresh per mbeshtetjen e programeve te para ne Shqiperi. Keto projekte pritet te konkretizohen pas nje viti. Gjate 15 viteve te fundit Fondi ka investuar drejtperdrejt 111 milione dollare me 77 investime ne 40 kompani. Me shume se 300 milione dollare kryesisht investime te huaja direkte u terhoqen ne Shqiperi nga investimet e Fondit.

Jaka Te rrisim bashkepunimin me Izraelin

Marredheniet e mira politike duhet te nxisin me shume bashkepunimin ekonomik me Izraelin. Kryetari i Dhomes se Tregtise dhe Industrise Nikolin Jaka gjate nje takimi me Ambasadorin e Izraelit ne Tirane David Cohen tha se marredheniet tregtare duhet te marrin nje dimension te ri mes dy vendeve. Bashkebiseduesit ndane mendim te njejte per kete pasi flitet ne te njejten gjuhe ekonomike per shkak te reformave te ndermarra nga te dy vendet. Jaka u shpreh se i sheh me interes marredheniet e biznesit me Izraelin duke qartesuar se do te vendos kontaktet e duhura me institucionet tregtare.

Euroja forcohet perseri kalon efekti veror

Forcimi i lehte i euros ne javet e fundit eshte rikthim i kursit te kembimit ne nivelet para muajve te veres. Ekspertet mendojne se kalimi i sezonit veror bashke me efektin e emigranteve dhe turizmit e ka cuar kursin atje ku ishte me pare. Ekspertet parashikojne qe kursi mes euros dhe lekut do te kete nje ecuri te qendrueshme ndersa dollari amerikan pritet te dobesohet me tej. Euro eshte vleresuar gradualisht ndaj lekut gjate muajit shtator dhe ne javen e pare te tetorit ka qendruar konstant siper vleres se 138 lekeve.

Interesat bankare
Perditesimi i fundit 06.10.2010
TRIBID Interesi i kerkuar per pranimin e depozitave
o/n njeditor 3.54
12M 12-mujor 6.85
6M 6-mujor 6.15
3M 3-mujor 5.17
1M 1-mujor 5.04
1E njejavor 4.64
TRIBOR Interesi i ofruar per vendosjen e depozitave
1M 1-mujor 6.65
1E njejavor 6.05
o/n njeditor 5.78
12M 12-mujor 8.31
6M 6-mujor 7.66
3M 3-mujor 7.03

8 Tetor 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›