Sekuestrohen arme ne nje shtepi ne Durres
Një arsenal armësh u sekuestrua nga policia e Durrësit gjatë një aksioni të zhvilluar në orët e para të mëngjesit.
Ndërhyrja, u bë në banesën e Afrim Hoxhes, në fshatin Shkallnur. Sipas informacionit te policise u gjeten, pistoleta, automatike, granta e bomba dore.
Hoxha bëri rezistencë për disa minuta ndaj policisë, duke kërcënuar se do të shpëthente dy bombat që i mbante në dorë, nëse policia nuk tërhiqej.
Pas disa minutash negociata Afrim Hoxha, u dorëzua dhe u arrestua.