E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama mesazh mirenjohje Nishanit

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka marrë një mesazh mirënjohjeje nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ku vihet theksi tek besimi për vijimin e bashkëpunimit reciprok. Në këtë mesazh presidenti Obama shpreh falënderimet në emër të popullit amerikan për mesazhin e kreut të shtetit shqiptar për urimet e festës së 237-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Presidenti Obama shkruan në mesazhin e tij se me miratimin e Deklaratës së Pavarësisë më 4 korrik 1776, etërit themelues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës farkëtuan një komb të bazuar mbi idealet, të cilat me kalimin e kohës, kanë marrë më tepër rëndësi – përkushtimin e palëkundur ndaj lirisë, begatisë dhe në kërkim të lumturisë për të gjithë. Në këto kohë të paqarta, shkruan presidenti Obama, shpresoj se mund të vazhdojmë të punojmë së bashku për t’ua sjellë ato bekime njerëzve anembanë botës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›