Sekuestrohen cigare kontrabane dy ne pranga

SHKODR-Sherbimet e policise kufitare ne Shkoder kane sekuestruar 1250 steka cigare kontrabande dhe ka vene ne pranga dy autoret e dyshuar. Ne pranga kane rene shtetasit Fatjon Lacaj 27 vjec lindur dhe banues ne fshatin Alijaj Komuna Kastrat rrethi Malesi e Madhe dhe Luigj Ramaj 46-vjec lindur dhe banues ne fshatin Ivanaj Komuna Kastrat rrethi Malesi e Madhe. Keta dy shtetas jane kapur ne fshatin Flake te Malesise se Madhe teksa transportonin cigare kontrabande ne drejtim te Malit te Zi. Dy te ndaluarit jane konstatuar nga sherbimet e policise kufitare qe po patrullonin hapesiren ujore me skaf ne momentin kur ato po leviznin rreth 300m ne thellesi te liqenit te Shkodres me nje mjet lundrues ne te cilin ndodheshin 25 koli me nga 50 steka cigare. Ata akuzohen per kontrabande me mallra te akcizes te kryer ne bashkupinim.