Viti 2010 rritet krimi

Ne statistikat qe Top Channel disponon eshte vendosur shifra zero per vjedhjet e bankave pavaresisht se kete vit nuk kane munguar vjedhje te filialeve te bankave ne Tirane Fier e Korce.
Referuar pasqyres krahasuese te kriminalitetit per periudhen janar-shtator te ketij viti deklarohen si vjedhje 637 vjedhje banese nje shifer kjo me e madhe se nje vit me pare nderkohe qe shkalla e zbulueshmerise eshte vetem 39 perqind.
Ne shenjester te vjedhesve kete vit kane qene edhe automjetet. Gjate kesaj periudhe statistikat e siguruara nga Top Channel tregojne se jane vjedhur 420 makina dhe vetem 13 perqind ose 54 raste jane zbuluar autoret apo jane gjetur automjetet e vjedhura. Serish edhe per automjetet ka nje rritje te vjedhjes se tyre prej 92 makina teevjedhura.
728 kompani firma private dhe lokale tregtie kane rene pre e hajduteve per kete vit dhe po te bejme krahasimim nese ka renie apo rritje te vjedhjeve te tyre krahasuar me 2009 serish rezultojne 93 vjedhje me shume.
Ne fushen e vjedhjeve bie ne sy rritja e vjedhjeve me dhune ne 109 raste dhe ne nje prej tyre kjo vjedhje ka qene me pasoje vdekjen e nje personi.
Nderkohe si krime kunder jetes jane regjistruar 255 te tilla 82 prej tyre vrasje 6 vrasje nga pakujdesia dhe 167 vrasje te mbetura ne tentative. Po keshtu krahasuar me 2009 ka nje dyfishim te veprave penale kunder lirise se personit ku per keta nente muaj raportohen 65 heqje lirie ose pengmarrje.
Ne hetimin dhe parandalimin e krimeve ka nje dyfishim te kundershtimit te punonjesit te policise ne 220 raste ngjarje keto te gjitha te zbuluara si dhe nje rritje te personave te kapur me arme pa leje gjithsej 577 te prangosur per kete veper penale.