E Shtunë, 31 Tetor 2026

I dehuri thyen xhamin e bankes ndalohet nga policia

SHKODR- Thyerja e xhamit te jashtem te deges se nje banke ne Shkoder ka alarmuar policine qe ka dyshuar per nje tentative grabitje. Por pas verifikimit te situates ka rezultuar se gjithcka ka qene e paqellimte dhe nen ndikimin e alkoolit. Policia ka marre njoftim per thyerjen e xhamit te jashtem te nje dege banke ne lagjen Parruce dhe eshte konstatuar se autor ishte 38 vjecari Artan M. banues ne lagjen Ahmet Haxhia ne Shkoder. Mesohet se 38 vjecari ne gjendje te dehur ka goditur xhamin e filialit te bankes duke e thyer ate dhe eshte ndaluar nga rojet e sigurise se objektit. Policia e shtetit pas kryerjes se veprimeve ka bere ndlimin e 38 vjecarit me akuzen e demtimit te prones.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›