Sekuestrohen disa pallate shumëkatëshe në Vlorë
VLORE-Sekuestrohen në Vlorë pasuri me vlerë totale rreth 4 milionë euro, ne pronesi te 4 personave dhe nje shoqerie private.
Kështu në njoftimin e Gjykatës së Vlorës thuhet se është ekzekutuar vendimi me kërkesë të Prokurorisë së rrethit, duke sekuestruar një pallat 12-katësh në ndërtim e sipër në lagjen ‘Pavarësia’.
Pallati me vlerë 500 mijë euro ishte në pronësi të H.Meta dhe A.Meta, teksa sekuestrimi erdhi pas hetimit që vërtetoi se është konsumuar vepra penale e ‘Falsifikimit të dokumenteve”, “Shpërdorimit të detyrës”, dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.
Ndërkaq në brendësi të portit është sekuestruar pallati pa leje dhe shërbimi 2 deri ne 6 kate me papafingo në pronësi të G.Fetës.
Vendimi u ekzekutua edhe ndaj një pallati 13-katësh në bulevardin Vlorë-Skelë, ndërtim i shoqërise ‘DS’, pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumentat.
Sekuestro preventive janë kryer dhe mbi një pasuri të paluajtshme sipërfaqe trualli prej 20 039 m2 (njëzetëmijë e tridhjetë e nëntë metër katror), në zonën e quajtur “plazhi i vjetër” te qytetit te Vlorës, në pronësi të V. Lushaj. Sekuestrimi i këtij objekti është bërë mbi kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për vendosje sekuestro preventive për veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave” dhe “Pastrim te produkteve të veprës”.
(d.b/BalkanWeb)