Frroku: Nuk e kushtëzojmë mbështetjen ndaj Ramës me post ministri
TIRANE- Deputeti Mark Frroku, njëherësh kreu i Partisë Kristian Demokrate nëpërmjet një deklarate për mediat ka sqaruar opinionin në lidhje me postin ministror që i ishte premtuar në bazë të negociatave në qeverinë Rama.
Pas bërjes publike të emrave të ministrave nga vetë Rama, Frroku sqaron se edhe pse PKDSH-ja nuk mori postin e ministrit, ai nuk do ta kushtëzojë mbështetjen e tij ndaj Ramës.
“Ne duam të kontribujmë të bashkojmë spektrin demokristian, ne nuk kushtëzojmë mbështetjen për mazhorancën me poste ministrash. Jemi në tratativa për bashkimin e spektrit demokristain që të bëhemi një zë më i fuqishëm. Sipas marrëveshjes, posti i ministrit mbetet një opsion i hapur”, tha Frroku.
(m.a/BalkanWeb)