Makina del nga rruga në Kuçovë, një i vdekur dhe tre të plagosur rëndë
Kuçovë- Një person ka humbur jetën dhe tre të tjetër janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pak pas mesdite në Urën Vajgurore në Kuçovë.
Mësohet se automjeti tip Ford me targë AA 051 U, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një ndarëse betoni.
Për pasojë njëri nga personat ka humbur jetën dhe tre të tjerët janë dërguar drejt spitalit rajonal për marrjen e ndihmës shëndetësore. Prej andej mësohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po kryhen hetimet për zbulimin e shkaqeve të aksidentit dhe fillimisht dyshohet se automjeti mund të ketë qenë duke udhëtuar me shpejtësi tejet normave të lejuara.