Sekuestrohen mbi 100 mijë euro të padeklaruara , arrestohet 40 vjeçari në Portin e Durrësit

Policia e Portit të Durrësit ka sekuestruar 108,960 euro dhe 600 franga, të cilat një 40-vjeçar nga Dibra tentoi t’i fuste në Shqipëri pa i deklaruar.
Paratë u gjetën në furgonin që ai po drejtonte. I arrestuari, me iniciale J. Z., është vënë në pranga dhe ka akuzën e fshehjes së shumave të mëdha parash. Gjatë kontrollit, u sekuestruan gjithashtu edhe furgoni, dy celularë dhe pasaporta e tij.
Ky aksion erdhi pas një tjetër ngjarje që ndodhi 3 ditë më parë, kur policia e Durrësit sekuestroi 223,200 euro të dyshuara si produkt i krimeve, duke vënë në pranga personin që i posedonte.