E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat Berisha Vota pro shkak reformat. Garanci se procesi sdo shqetesoje BE

TIRANE- Nje ore pasi Parlamenti Europian dha voten pro liberalizimit te vizave per shqiptaret Kryeministri Sali Berisha ne nje konference per shtyp vleresoi maksimalisht duke e konsideruar si vendim historik qe merret pas reformave te suksesshme qe qeveria shqiptare ndermori per te realizuar kushtet e BE.

Ndjej krenari ne kete dite historike ne te cilen Parlamenti Europian votoi per heqjen e vizave per shqiptaret. 7 Tetori do te shkruhet me germa te arta ne memorien e kombit tone ngjarja me madhore ne rrugen shekullore drejt Europes ky eshte zhvillimi me i madh pas shembjes se diktatures qe perjetoi vendi. Ky vendim eshte edhe kurora me e ndritur e perpjekjet per integrimin evropian te kombit qe dy dekada me pare ishte kombi me i izoluar me i vetmuar kombi qe 20 vite me pare rrezimin e portes se hekurt do ta shenonte nje ndryshim biblik tha Berisha.

Duke pershendetur ligjvenesit e vendeve te Bashkimit Europian qe sot votuan pro heqjes se perkoheshme te vizave per shtetasit shqiptare kryeministri tha se ky vleresim erdhi si pasoje e besimit qe ata kane per shtetin e qeverine shqiptare.
Ky vendim eshte edhe votebesimi me i fuqishem dhe suprem i perfaqesuesve te 27 vendeve anetare te BE-se ndaj reformave te suksesshme te ndermarra nga qeveria shqiptare. Ky vendim u mor nga lufta me zero tolerance ndaj krimit te organizuar Faleminderit BE u shpreh Berisha.

Ai shtoi se ky vendim u mor dhe faleanetaresimitte Shqiperise ne Aleancen e Atlantikut nga zhvillimi i zgjedhjeve te lira dhe te ndershme te 28 qershorit garantimi i te drejtave te njeriut respektimi i plote ndaj te gjitha te drejtave politike. Dy arsyet e tjera sipas Berishes per kete vendim jane edhe reformat e gjithanshme si regjistri themeltar i shtetasve dhe pergatitja e pasaportave biometrike si dhe vendosja e kontrolleve te rrepta ne pikat e kalimit.

Me tej Berisha garantoi se qeveria shqiptare angazhohet te plotesoje te gjitha kushtet e BE per kete process ne menyre qe heqja e vizave per shqiptaret te mos krijoje as shqetesimin me te vogel per shtetasit e BE.
Ndaj theksoj se udherrefyesi do te vazhdoje te mbetet nje program pune per qeverine shqiptare tha Berisha.

d.bonollari/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›