E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohet 1 kilograme droge


Një operacion policor i koduar me emrin “Tris” ka çuar në arrestimin e dy të rinjve nga Shkodra si dhe bllokimin e 1  kilogrami lëndë narkoktike të dyshuar si kokainë dhe heroinë.

Në orën 00.30 të së dielës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Jetmir Hallunaj, 28 vjeç, banues në Shkodër dhe Klodian Shllaku, 27 vjeç, banues në Dajç të Shkodrës. Gjatë një kontrolli të ushtruar në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, në automjetin tip Benz me targa AA 381, në një kuti kartoni të vendosur pas sediljes së shoferit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy pako të mbështjella me natriban.

Njëra nga pakot kishte peshën 527 gramë dhe dyshohet se përmban lëndë narkotike të llojit kokaine, ndërsa tjetra me peshë 633 gramë lëndë narkotike të llojit heroinë.

Në bashkëpunim me policinë e Shkodrës në shtëpinë e Shllakut u gjetën dy armët pistoletë dhe një automati, ndërsa në banesën e Hallunajt u gjet sasia prej 123 fishekësh model 54.

Drejtoria e policisë së qarkut Durrës deklaroi se po punohet në drejtim të identifikimit të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet të paligjshëm.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Tiranë, burri vret gruan përpara vajzës 2 vjeç
Krimi brenda familjes është rikthyer në mënyrën më të shëmtuar mesditën e sotme, me një bashkëshort që vrau me thikë gruan e tij në Tiranë, në praninë e vajzës 2-vjeçare. 7 arrestime për kontrabandë
Tre doganierë dhe katër shtetas të tjerë janë arrestuar mëngjesin e së dielës në Durrës, në kuadrin e një operacioni anti-kontrabantë të quajtur “Siguria”.
Vlorë, sekuestrohen 17 makineri
Policia e Vlorës bllokoi sot një lokal që ushtronte aktivitetin e lojrave të fatit pa lejen e organeve tatimore, duke sekuestruar 17 makineri elektronike. “Konomi, atentatorët ndodheshin shumë afër”
Hetimet për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi po përqendrohen edhe te vendi i ngjarjes, pasi ka dyshime se atentatorët ishin shumë afër.
6 vrasje te renda per 10 muaj, asnje e zbuluar
Gjashte persona jane ekzekutuar ne menyre mafioze per kete vit ne Tirane dhe policia ende nuk ka mundur te zbuloje asnje prej tyre. Behet fjale per krimet e renda te ndodhura qe nga muaji janar deri me sot, nderkohe qe policia shprehet se vetem tre prej tyre kane mbetur pa u zbuluar.

Lajmet kryesore

Festa e Kurban Bajramit
Falja e mëngjesit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Urimet e politikanëve
Tiranë, burri vret gruan përpara vajzës 2 vjeç
Replika mes PD dhe Presidencës

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›