Sekuestrohet 350 kg kanabisnga Lazarati do shkonte në Itali
GJIROKASTER- 350 kg drogë e llojit kanabis qe vinte nga Lazarati me destinacion final Italinë, përmes Vlorës eshte sekuestruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër-Golem. Droga ishte fshehur në një automjet tip xhip me targa të Sarandës SR 2690 B. Policia arrestoi dy autorët që transportonin lëndën narkotike.
Ata janë drejtuesi i mjetit Vezir Thanasi nga fshati Rexhinë i Tepelenës dhe shtetasi Lorenc Sadikaj nga Vlora. Policia ra në gjurmë të lëndës narkotike pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.
Sekuestrimi ishte pjesë e aksionit policor të koduar “Sos” ku forcat e policisë së Gjirokastrës u ndihmuan dhe nga efektivat policorë të qyteteve fqinjë si dhe forcat speciale. Burime të policisë thonë se aksioni do vazhdojë dhe në ditët në vijim.
pn.ns/shqiptarja.com)