E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chavez kthehet në shtëpi, pas trajtimit mjekësor

KUBË- Presidenti Venezuelian Hugo Chavez është kthyer nga Kuba duke deklaruar se ka përfunduar me sukses të gjithë trajtimin mjekësor për kancerin. Televizionet shfaqen pamjet kur lideri Venezuelian përqafonte ministrat e qeverise së tij i gëzuar duke kënduar.

 ‘Mund t’ju them se ditët e fundit kam përfunduar me sukses të gjithe ciklin e radioterapisë”,-deklaroi Chavez duke shtuar se kthehej në Venezuelë me shumë optimizëm se ky trajtim do të ketë efektet e dëshiruara. 

Pavarësisht deklaratave të Chavez, ka pasur spekullime se gjendja e tij mund të jetë më e rëndë. Chavez që është në pushtet që nga viti 1999 është shprehur i vendosur pavarësisht sëmundjes së tij që të fitojë zgjedhjet presidenciale të tetorit.
(el.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›