BE, Van Rompuy: Drejtuesit grekë më shumë përgjegjësi kombëtare
KOPENHAGË- Presidenti i Bashkimit Evropian, (BE) Herman Van Rompuy u kërkoi drejtuesve grekë të jenë të përgjegjshëm dhe të respektojnë angazhimet e Athinës në përfundim të një konference për rritjen ekonomike në Evropë.
"Jam shumë i shqetësuar përsa i përket situatës në Greqi. U kërkoj, në kuadër të përgjegjësisë kombëtare, të gjithë drejtuesve politikë të arrijnë një marrëveshje duke repsektuar angazhimet e vendit dhe duke garantuar kulturën evropiane'', deklaroi ai në një konferencë të përbashkët shtypi me Helle Thorning-Schmidt, kryeministri i Danimarkës që siguron aktualisht presidencën e BE-së.
''Për të zgjidhur krizën nuk ka zgjidhje tjetër përveç se më shumë integrim evropian'', konfirmoi Van Rompuy.
(el.me/BalkanWeb)