E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sekuestrohet armë pa leje dhe municion luftarak, arrestohen dy persona në Tiranë

TIRANË, 8 shkurt /ATSH/ Si rezultat i kontrolleve të pandërprera në terren, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, të mbështetura nga inteligjenca policore, Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Flagranca 2”.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, në kuadër të këtij operacioni, në rrugën “Isuf Elezi”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll, automjetin që drejtohej nga shtetasi A. K, dhe pasagjer A. Z.

“Gjatë intervistimit nga punonjësit e policisë të dy këta shtetas kanë shfaqur shenja nervozizmi. Në vijim të veprimeve, pas kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit A. K, shërbimet e Policisë kanë gjetur në brez një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftim.

Në pranga ka ranë 37-vjeçari që posedonte një armë pa leje si edhe pasagjeri për moskallëzim krimi.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar arma e zjarrit pistoletë dhe municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›