Sekuestrohet magazina 5000 m2, pronë e Yassin Kadi
Ka qenë radha e një tjetër prone të madhe të Yassin Kadi në Shqipëri për t‘u sekuestruar nga ana e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Një magazinë me sipërfaqe 5000 metra katrorë është vënë nën sekuestro dje nga inspektorët e agjencisë, me gjithë kundërshtimin e fortë të avokatit Sajmir Visha, i cili përfaqëson administratorin e pronave të Kadi në Shqipëri. Inspektorët, të drejtuar nga kryeadministratori i agjencisë, Hekuran Vladi, kanë mbërritur në objektin që ndodhet në Laprakë rreth mesditës dhe kanë nisur të kontaktojnë subjektet që kanë marrë me qira ambientet e kësaj magazine. Ata u kanë bërë të ditur atyre se do të ndryshonin kontratat që kanë aktualisht me Yassin Kadi dhe do të nënshkruanin kontrata të tjera me palë Ministrinë e Financave. Disa prej përfaqësuesve të firmave që ushtrojnë aktivitet në këtë magazinë thanë për "Shqip" se atyre u ishte bërë presion për të nënshkruar kontratat e reja. "Ne nuk mund të kundërshtojmë, pasi ata na thanë se do të na mbyllin aktivitetin nëse nuk nënshkruajmë. Prej shumë vitesh kemi një marrëdhënie kontraktuale me shoqërinë ‘Loxhall‘ dhe nuk kemi pasur probleme më parë, por tani nuk dimë se çfarë duhet të bëjmë", tha një prej përfaqësuesve të bizneseve, të cilët u kontaktuan dje nga inspektorët e agjencisë.
Situata është tensionuar disi kur në ambientet e magazinës kanë mbërritur Hamzeh Abu Rayyan, administratori i pronave të Yassin Kadi dhe avokati i tij, Sajmir Visha. Ky i fundit u ka kërkuar inspektorëve vendimin e gjykatës, mbi të cilin ishte duke u bazuar veprimi i tyre. Por kryeadministratori Vladi i është përgjigjur se ata ishin duke zbatuar urdhrin e ministrit të Financave. "Urdhri i ministrit, i vitit 2004, është sqaruar në 2006, se për cilat objekte bëhej fjalë dhe në mars të këtij viti ministri i Financave ka nxjerrë tjetër një urdhër që ngarkon një komision të veçantë për kryerjen e kësaj pune", deklaroi Vladi. Ndërsa Visha ka reaguar ashpër: "Kjo është një vjedhje e hapur që po i bëhet një prone private. Për sekuestrimin e një prone mund të vendosë vetëm gjykata dhe jo çdo instancë shtetërore". Më tej avokati mbrojtës është shprehur se "urdhri për sekuestrimin e pronave të shoqërisë ‘Loxhall‘ është haptazi i kundërligjshëm dhe është nxjerrë nga ministri i Financave në kapërcim të kompetencave të tij ligjore". Visha madje ka shkuar edhe më tej duke paralajmëruar inspektorët e agjencisë se do t‘i padiste ata për shpërdorim detyre.
Pavarësisht debatit të krijuar, inspektorët kanë vazhduar punën e tyre, duke kontaktuar të gjitha subjektet që ndodheshin në këtë magazinë. Magazina është blerë në vitin 1993 nga sheiku Yassin Kadi. Ajo është 5000 metra katrorë dhe aktualisht aty ushtrojnë aktivitet 7 subjekte private, nga të cilat dy italiane, dy greke dhe tre shqiptare. Tashmë këto subjekte do të duhet të nënshkruajnë një kontratë tip me Ministrinë e Financave, në të kundërt aktiviteti i tyre do të mbyllet.