Win-win dhe win serish
Ndryshimet e fundit kushtetuese, që në thelb janë të parat serioze të realizuara në dhjetë vitet e fundit, janë në qendër të vëmendjes së opinionit publik. Paradoksalisht, në mbështetje të tyre më shumë se sa ekspertë të deklaruar në mbështetje të koalicionit qeverisës, kanë dalë ata të opozitës. Shkaqet mund të jenë shumë dhe hamendësimet pse kjo ndodh janë edhe më shumë. Si të zënë në kurth, përballë murit të shpërfilljes dhe murit të pandjeshëm tashmë "cross party" (ndërpartiak), ndodhi që edhe zëra të përveçëm të opinionit publik, të lënë tavolinat e bisedimit dhe t‘i drejtohen tubimeve të revoltave publike.
Në fakt, ç‘ka ndodhur dhe pse është shkaktuar kjo lloj etheje ende jo shumë e fokusuar publike?
1.
Ata që merren me analizë politike theksojnë se cilësia kryesore e asaj që zakonisht konsiderohet si demokraci liberale (ne pretendojmë se pikërisht këtë demokraci po përpiqemi të konsolidojmë) është parimi, sipas të cilit, gjërat e debatueshme përballohen dhe zgjidhen përmes një procesi të gjerë argumentimi. Për këtë arsye këto shoqëri kanë krijuar dhe mbrojnë autonominë akademike, rrjetin e gjerë e të pavarur të organizatave joqeveritare, tribunat e shumta të opinionit publik ku vendin kryesor e zënë pa asnjë dyshim mediat. Bash për këtë arsye edhe kanë krijuar institucione të pavarura, të cilët, edhe pse dalin nga një vullnet politik, edhe pse paguhen nga buxheti i shtetit, e kanë për detyrë ligjore që të sillen si të pavarur, sikundër është p.sh. Presidenti i Republikës, Kontrolli i Lartë i Shtetit, prokuroria dhe shumë institucione të tillë të ngjashëm që zakonisht janë produkt i Parlamentit. Këtu fillon edhe problemi i parë i ndryshimeve kushtetuese të realizuara nga Parlamenti me një votë pa kufij.
Nëse ky parim do të ishte zbatuar paraprakisht, zoti Islami që tashmë ka marrë përsipër mbrojtjen shteg më shteg të këtyre ndryshimeve përmes faqeve të gazetave dhe ekraneve të televizioneve, do të ishte lodhur shumë më pak, konsulenca dhe ekspertiza do të kishin sjellë një produkt më të pjekur, interesat e politikanëve do të ishin harmonizuar më mirë me interesat publike dhe, për pasojë, edhe… përgjegjësia e nesërme e Islamit do të ishte më e vogël. Dhe miku im Islami i di këto gjëra.
2.
Ndryshimet e kryera kanë rrokur dy kapituj të rëndësishëm ndryshimesh: procesin zgjedhor dhe marrëdhëniet President-Parlament-Kryeministër. Edhe pse nenet e ndryshuara 64, 65 që lidhen me procesin zgjedhor do të pasohen nga një Kod i ri Zgjedhor, nuk është e vështirë që të kuptohet se preokupimi kryesor i atyre që kanë ideuar këto ndryshime nuk janë nisur aspak nga dëshira për të përmirësuar atë që praktika në këto dhjetë vjet ka vërtetuar se ka qenë keq deri tani, por nga intensione të tjera që kryesisht burojnë nga dëshira për të fuqizuar rolin e drejtuesve të të dyja partive kryesore, pra të Ramës dhe Berishës. Tani e tutje, jo vetëm ata që aspirojnë të jenë kandidatë të partive kryesore, pra le të themi lidershipi aktual i tyre do të sillen më me kujdes me këta të dy, por kryesisht kësisoj do të sillen edhe kryetarët e partive që konsiderohen të vogla me shpresën e thjeshtë se kësisoj liderët do t‘i përfshijnë në listat e tyre elektorale. Kështu arsyetimi se me këto ndryshime Dushku nuk do të ekzistojë është një arsyetim thjesht propagandistik. Tani e tutje Dushku, cilësia dhe madhësia e tij, do të jenë thjesht dhe vetëm në dorë të të dy, apo më shumë liderëve.
Sepse kishte të drejtë miku im, Kastriot Islami, kur më thoshte se nuk ka rëndësi se me ç‘porta luajnë ekipet, rëndësi ka që skuadrat të jenë në gjendje të pranojnë golin. Thënë në gjuhën jofolklorike, rëndësi ka vullneti politik për të mbajtur zgjedhje të lira, sikundër edhe ca kushte që do t‘i shtroj në formë pyetjeje më poshtë.
3.
Përpjekjet që gjithçka ndodhi ta paraqesin përmes koklavitjeve të përqindjeve janë prova më e mirë se "argumentuesit" i shmangen asaj që është thelbi: frymës së këtyre ndryshimeve. Të gjithë kemi qenë dëshmitarë se jo stabiliteti i qeverisjes, por stabiliteti me bollëk i kësaj qeverisjeje (flas për sa i përket kornizës kushtetuese) kanë qenë problem i situatës dhjetëvjeçare që kaluam.
Të gjithë jemi dëshmitarë se me certifikata, patenta, pasaporta ose pa to, kush ka mundur i ka vjedhur votat. Aradha e "hajdutëve" të votave kryesisht përbëhet nga doganierë, punonjës dhe kryesisht drejtues zyrash shtetërore, tenderistë të të gjitha niveleve, punonjës të Tatimeve, elektrikut (veçanërisht faturistët), drejtorë shkollash, shoferë dhe punonjës ambasadash… Shkurt dhe qartë: ajo që konsiderohet administratë publike, ose ish e tillë që mezi pret të rikthehet nëpër zyra. Pse ndodh kjo? E kush nuk e di? Sepse administrata nuk ka asnjë status mbrojtës, sepse është bërë normë te ne që me ndryshimin politik, administrata shkundet dhe përmbyset.
Nëse vërtet donin zgjedhje të lira Rama dhe Berisha le të bënin një marrëveshje që administrata, qoftë edhe kjo që është, nuk do të ndryshojë me ndryshimin e partisë qeverisëse. Ja, kjo do të ishte një marrëveshje, e cila nuk lë vend për sulme. Po kështu, le të bënin një marrëveshje që do të mbyllte disa nga problemet që i heqim zvarrë prej shtatëmbëdhjetë vjetësh, siç janë regjistrimi i popullsisë dhe i pronave. Pasi të mbylleshin këto tri probleme, atëherë me siguri cilësia e procesit zgjedhor do t‘u afrohej standardeve të kërkuara.
4.
E, sikundër e paralajmërova, për sa më sipër lindin një sërë pyetjesh, të cilave nuk i jep përgjigje asnjëri prej neneve të amenduar:
- Si e garanton kjo situatë ligjore të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur e për t‘u zgjedhur? A mundet një person të kandidojë i vetëm, pra të ushtrojë të drejtën e tij kushtetuese? P.sh., të themi Kadareja, i cili ka reputacion kombëtar dhe jo lokal?
- Si mund të hyjë në skenën politike një parti e re nën trysninë shtypëse të partive ekzistuese? (kjo, zoti Islami, nuk lidhet me fizikën dhe përqindjet në të dhjetat e tyre, por me të gjitha hapësirat demokratike që duhet të garantojë ligji).
- Si e shmang (pavarësisht deklarimeve abuzive) kjo situatë rrezikun e dezintegrimit administrativ dhe më gjerë se kaq të vendit? Të themi si e shmang kjo situatë të drejtën e shndërrimit në parti politike të shoqatave rajonale, kryesisht mbi baza të krahinarizmit (P.sh. Golloborda, Omonia, Korça e korçarëve, Labëria, Shkodra e shkodranëve e kështu me radhë?), pra të dezintegrimit "ligjor" të vendit?
- Nëse lexohet drejt, sipas kësaj formule zgjedhore, i bie nëse në një rajon të themi Partia Komuniste nuk arrin të kapë përqindjet e kërkuara, votat e saj automatikisht i shkojnë partisë së parë në rajon që mund të jetë ajo demokratike. Si zbatohet në këtë rast një nga parimet e shenjta të zgjedhjeve që është ai i përfaqësimit në Parlament sa më mirë që të jetë e mundur e vullnetit të popullit?
- A e rrit kjo situatë e re ligjore apo e zbut dallkaukllëkun tradicional të atyre që rrethojnë liderin (fyhrerin do të thoshin në Gjermaninë e dikurshme) dhe ç‘hapësira krijon për ata që mendojnë ndryshe?
- Në ç‘raport janë këto ndryshime me shqetësimet e përbotshme për domosdoshmërinë e rikthimit të demokracisë së drejtpërdrejtë dhe shmangien a zbehjen e rrezikut të partitokracisë?
- A krijuam me këto ndryshime një kastë pa kontribute që administron gjithçka?
5.
Një fjalë e urtë popullore, që ka në themel relativitetin e punëve, thotë se jo çdo e keqe vjen për keq. Sjellja e kohëve të fundit e lidershipit të Partisë Socialiste dukshëm kishte krijuar një ndjenjë bezdie tek ata që pretendon se i përfaqëson, kryesisht për shkak të paaftësisë politikëbërëse, por edhe të vetëshmangies nga lufta e vërtetë politike.
Është e njohur dhe gati një normë që një qeveri, edhe në vendin më demokratik të botës, të qeverisë keq, të mos i mbajë premtimet, të shmanget nga detyrimet që ka në raport me qytetarët, por është një përjashtim kjo që po ndodh në Shqipëri, kur janë po aq problematike si pozita si opozita, kur që të dyja kujdesen të kurojnë vetëm interesat e njëra-tjetrës dhe të shpërfillin me një prepotencë evidente interesat publike.
Më së miri kjo u demonstrua me kokëfortësinë mendjelehtë të mendjengushtëve në të ashtuquajturin takim për Evropën, që organizonte zonja Topalli, ku prania e Metës i bezdisi si Ramën që u dëshmua më i përmbajtur, e ca më shumë Berishën që u duk i çuditur nga fakti se Meta kishte ndërmarrë një iniciativë politike që për shumëkënd është lëvizja e duhur politike e çastit.
Ja pse kjo e keqe që erdhi ka një të mirë: zbuloi se në Shqipëri nuk ka pluralizëm dhe luftë politike, domethënë zbuloi para të gjithë shqiptarëve se Rama dhe Berisha nuk kanë asnjë problem politik mes tyre.
Mos vallë Shqipëria u lodh dhe po përjetojmë një rikthim te periudha ramiziste kur lejohej edhe ndonjë "vërejtje" (p.sh. hiq Sefgjinin) nga organizata e bashkimeve profesionale apo të tjera organizata të masave, leva të Partisë (kupto Kryeministrit)?
6.
Po pse "win win" dhe "win" sërish (again, i thonë në anglisht do të shkruante një miku im)? Sepse sikundër u përpoqa të arsyetoj më sipër nuk ka qenë shqetësimi i ndryshimeve të bëra realizimi i zgjedhjeve të lira dhe në standarde, por përkundrazi: servilosja ndaj liderit aktual. Në këtë kuptim as Rama, as Berisha nuk kanë bërë ndonjë "mëkat" logjik. Janë në pushtet dhe duan ta forcojnë atë. (E kush nuk do ta dëshironte?). Çështja është tek ata që mbështesin aventura të tilla me shpresën se vetëm në këtë mënyrë realizojnë dy qëllime: i bëjnë qejfin shefit të radhës dhe "garantojnë" që në këtë mënyrë nuk do të kenë pse të ballafaqohen më me elektoratin "kokëpalarë e të bezdisshëm", të cilin në të vërtetë e urrejnë. Dhe kësisoj riciklohet në mënyrë të paturpshme e ashtuquajtura politikë e vjetër në të ashtuquajturën politikë e re. Jo se nuk besoj te ndryshimi, dyshoj te materia që pretendon se ka ndryshuar sipas kutit të liderit të radhës.
E bash për shkak të këtyre prerogativave edhe Presidentin e vunë, tashmë edhe ligjërisht, "nën hyqmin e Kryeministrit".
E, kësaj i thonë as më shumë e as më pak, por fito të fitojmë (jo politikisht, monetarisht) e të mbetemi fitimtarë pavarësisht se në pushtet apo në opozitë.