E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Që nga Skënderbeu, starti i Shqipërisë së sotme

Shefi i qeverisë e vijoi dje turin e tij “Shqipëria në NATO” me takimin me qytetarë të Lezhës, me takimin me bashkëqytetarë të një qendre historike për qendrimet e saj properëndimore dhe shndërrimin në një fortesë të iluminizmit perëndimor në Ballkan. “Kam ardhur sot tek ju për t’ju uruar edhe njëherë 3 prillin, ditën e madhe të historisë sonë kombëtare, ditën e rikthimit tonë në familjen e kombeve që ne u përkasim, ditën në të cilën pas shekujsh, më ekzaktësisht ditën pas vitit 1468, ditës që mbylli sytë në këtë qytet heroi, prijësi legjendar i shqiptarëve Skënderbeu, ne rikthehemi në familjen e kombeve që u përkasim, theksoi shefi i qeverisë Sali Berisha. Vij t’ju përshëndes përzemërsisht, t’ju përshëndes për mbështetjen jashtëzakonisht të madhe që ju u dhatë reformave, të cilat ndryshuan Shqipërinë. Këto reforma mbi të gjitha ndryshuan faqen, ndryshuan imazhin, paraqitjen dhe emrin e këtij vendi në Europë dhe në botë. Shqipëria, qeveria shqiptare dhe institucionet e këtij vendi në përpjekje të mëdha por të qëndrueshme, ia dolën që Shqipërinë ta shndërrojnë nga një vend i krimit të organizuar më të rrezikshëm në Europë, vend në të cilin fshatra, qytete e krahina të tëra dominoheshin nga bandat kriminale, në një vend me treguesit e kriminalitetit më të ulët në Europë dhe në një vend ndër më të sigurtit në rajon dhe Europë. Ky ishte premtimi ynë, zero tolerancë ndaj krimit të organizuar. Ne kemi mbajtur fjalën tonë, por i kemi faktuar të gjithë qytetarëve evropiane dhe vendeve mike se kjo nuk është një shoqëri që mposhtet nga krimi, përkundrazi kjo është një shoqëri me një moral të pastër, me një moral të kthjellët. Është një shoqëri që nuk e ka krimin si një hije të përditshme të tij, por e kundërta është e vërtetë. Me realizimin e reformave të thella ne ia dolëm të nënshkruajmë marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Europian. Ne ia dolëm të zbatojmë kërkesat e kësaj marrëveshje me seriozitetin më të madh. Ne u faktuam partnerëve tanë se jemi partnerë seriozë dhe se për ne projekti i integrimit në NATO dhe BE janë projektet më të mëdha të këtij shekulli. Ndryshoi imazhi i Shqipërisë, ndryshoi siguria e Shqipërisë dhe ndaj Shqipëria u vizitua më 10 qershor të vitit që shkoi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhorxh Ë. Bush. Shqipëria u bë një aleat i besueshëm, Shqipëria u bë një mik me vlerë, se Shqipëria u bë një aleat me emër të mirë dhe këto ishin arsyet se pse vendi ynë mori ftesën e anëtarësimit në Aleancë.
Duke u rikthyer tek temat e ditës dhe polemikat e fundit që kanë përfshirë vendin pas botimit të një sondazhi lidhur me perceptimin e lartë të korrupsionit nga opinioni publik, kryeministri Berisha tha: “Ka akoma zyrtarë të korruptuar. Nuk ka aq sa ka pasur me pare, por garantoj se nuk do te kete zyrtarë të monopolizuar. Sot ka korrupsion se ka faqezinj qe marrin ryshfete”, tha Kryeministri Berisha ne takimin me qytetaret e Lezhes. Shefi i qeverisë beri thirrje nga Lezha, qe te gjithe shqiptareve te behen pjese e luftes se qeverise kunder korrupsionit. ”Ne kemi bere nje beteje te sukseshme kunder korrupsionit, por ne kemi shume nevoje per ndihmen tuaj”, vijoi Kryeministri, ndersa nenvizoi se "lufta kunder korrupsionit eshte investimi me kapital qe bejme ne per femijet tane, pasi ne kete menyre u bejme te qarte atyre rrugen per te ardhmen". Ne fjalen e tij Berisha beri te ditur se jane rritur investimet per kete vit. “Ne po investojme ne rruget e Shqiperise 89 miliard leke, ose 8 here me shume se sa ishin bere ne 8 vitet qe shkuan para nesh”. Keto leke i kemi nxjerre pasi jemi perballur me korrupsionin”, tha Berisha. Kreu i qeverise tha gjithashtu se me anetaresimin e Shqiperise ne NATO, vendi ka fituar imazhin e mire ne Bote. “Morem pashaporten per liri e siguri” u tha ai qytetareve lezhjanë nw njw takim qw ka spikatur pwr tonet e entuziazmit dhe tw mbwshtetjes popullore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›