Sekuestrohet mbi një ton kanabis sativa në fshatin Peshkëpi të Vlorës
VLORE – Policia e Vlorës ka sekuestruar mbi një ton kanabis sativa në fshatin Peshkëpi. Operacioni ka nisur që në orët e para të mëngjesit, ndërsa policia ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur ne kërkim një të tretë.
Policia e Vlorës bëri të ditur se falë hetimeve 3 mujore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë është finalizuar me sukses operacioni i koduar “START 2” ku si rezultat i të cilit u bë i mundur sekuestrimi i sasisë prej 1 ton e 200 kg lëndë narkotike Marijuanë si dhe janë arrestuar në flagrancë shtetasit: Erjon Agron Nanaj, vjec 25 dhe Enio Ylli Limushaj, vjec 23, si dhe është shpallur në kërkim një person 3-të.
“Arrestimi i këtyre shtetasve u krye pasi mbrëmjen e djeshme rreth orëve të vona të natës në aksin rrugor Peshkëpi – Drashovicë të rrethit të Vlorës, efektivat e drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë të mbështetura nga Forcat Speciale FNSH Fier, kanë bërë të mundur kapjen e automjetit tip furgon Mercedes-Benz brenda të cilit është gjetur dhe sekuestruar sasia prej 1 ton e 200 kg “Cannabis sattiva” nën drejtimin e të cilit ishin shtetasit e mësipërm. Sasia e lëndë narkotike ishte vendosur brenda 41 cantave të mëdha sportive.”- bëri të ditur policia.
Nga hetimet e kryera dyshohet, se këta persona në bashkëpunim edhe me persona të tjerë do ta trafikonin lëndën narkotike në drejtim të Italisë në rrugë detare.
Vijojnë hetime intensive në bashkëpunim edhe me agjenci të tjera ligjzbatuese vendase dhe të huaja për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafiku droge.
(er.nu/BalkanWeb)