E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: 3 gra u vranë barbarisht, çmenduri, t’i themi mjaft!

TIRANË- Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar sot nëpërmjet faqes së saj në ‘Facebook’ për vrasjet e disa grave, nga burrat e tyre, ditët e fundit.

Duke i cilësuar barbare këto ngjarje të rënda, Topalli ka lëshuar apelin që t’i jepet fund dhunës që sjell vdekjet e nënave.

“Në tre ditë, 3 nëna, 3 gra u vranë barbarisht. Kjo është një çmenduri, një tmerr. Alketa Cani, Valbona Çarçani, Valbona Lleshi nuk janë më. Fëmijët e tyre jetojnë ferrin! Ato ishin nënat, të bukurat, të mrekullueshmet. Për të gjithë Valbonat, në tribut për çdo nënë, bëni share (nëse jeni dakord) për të thënë MJAFT! Jozefina”, shkruan ajo.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›