E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekui Integrimi europian te jete objektiv kombetar i politikes shqiptare

Përurohet pika kufitare e Tushemishtit, e cila lidh rajonin e Korçës dhe vendin tonë me Maqedoninë dhe stacioni i policisë kufitare të Pogradecit, investime këto të Bashkimit Europian.

Këto dy investime kanë vlerën 501 mijë euro.

Kanë marrë pjesë në përurim ambasadori i Komisionit Evropian Etore Sekui; ministri i Brendshëm Nishani; ai i Financave Ridvan Bode; drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, si dhe autoritetet vendore.

Ambasadori Sekui tha se këto dy investime ne Pogradec Tushemisht janë pjesë e investimeve që ka bërë Bashkimi Europian për ndërtimin dhe rikonstruksionin e 10 pikave doganore dhe 17 objekteve të stacioneve të policisë kufitare në të gjithë vendin.

Investim i cili arrin vlerën e 6 milion eurove.

“Lufta kundër krimit të organizuar dhe menaxhimi integruar i kufijve, tha Sekui, mbeten të rëndësishme për integrimin e Shqipërisë në strukturat e Bashkimit Europian”.

Ai përmendi dhe disa investime të tjera që ka realizuar Bashkimi Europian në këtë fushë siç është investimi prej 7 milion euro nëpërmjet misionit Pameca, i cili ka mundësuar trajnimin e punonjësve të policisë me qëllim rritjen e standardeve të tyre profesionale.

Ai dha garanci që Bashkimi Europian të vazhdojë të investojë, do të dorëzohen së shpejti edhe dogana e Sarandës dhe ajo e Bukësit.

Mes të tjerash, ai tha se perspektiva europiane e Shqipërisë mbetet ende shumë larg në axhendën e BE-së.

Prandaj Komisioni Europian është gati të vazhdojë të japë ndihmën dhe asistencën e tij në këtë drejtim.

“Ne kemi besim se udhëheqësit politikë shqiptarë janë gati të tregojnë se janë të gatshëm të punojnë në këtë drejtim.

Integrimi europian i vendit duhet të jetë objektiv kombëtar i klasës politike shqiptare”, vuri në dukje ai.

Ministri Nishani tha se “rikonstruksioni i pikës doganore do të rritë më tej standardin e shërbimit në lëvizjen e mallrave dhe të qytetarëve, kjo doganë nuk do t’u shërbejë vetëm qytetarëve shqiptarë, por në kushtet kur Shqipëria është kthyer në një destinacion turistik do ju shërbejë edhe turistëve të huaj.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›